Lajme

Visar Ymeri reagon pas shkarkimit të kryetares së Preshevës

Autori: Ermirë Berisha 19:16 | 11 April 2022

Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka reaguar pas shkarkimit të kryetares së Preshevës, Ardita Sinani, shkruan Gazeta inFokus.

Ymeri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se shkarkimi i Sinanit do jetë një dëm i madh politik për Preshevën.

Ai gjithashtu ka cekur se momentin kur Ardita është zgjedhur kryetare e komunës së Preshevës, kjo komunë ka frymuar ndryshe.

-Advertisement-

“Në fakt, sot Presheva ridëshmoi se edhe mund të marrësh ligjërisht karrigat e pushtetit. Por jo edhe legjitimitetin popullor dhe aq më pak të jesh “reformë” dhe “ndryshim” vetëm përmes emërtimeve partiake.Nuk është hera e parë që vrasim përparimin tonë. Sot ishte sërish radha e Preshevës”, shkroi Imeri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera