Vihet gurthemeli për ndërtimin e stadiumit në Zhur

Autori: Gazeta inFokus
11:08 | 30 October 2018
Në Zhur të Prizrenit është vënë gurthemeli për ndërtimin e stadiumit, ndërtimi i të cilit do të kushtoj rreth 700 mijë euro dhe peitet t’i plotësoj standardet e vëna nga UEFA.
Financimi i këtij projekti është bërë nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe pritet të përfundojë brenda dy viteve.
Në vënie të gurthemelit ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili ka thënë se ky investim është shumë i rëndësishëm për banorët e zonës së Zhurit.
Gashi: Stadiumi do të jetë gati vitin e ardhshëm
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme, një ditë historike për këtë lokalitet, sepse po vendosim gurthemelin e stadiumit të Zhurit. Është projekt që financohet një pjesë të madhe nga ministria e Kulturës dhe me një participim nga Komuna e Prizrenit, më qëllim që edhe Zhurit edhe këtyre fshatrave përreth t’ia ngrisim infrastrukturën sportive. Edhe ky projekt është në kuadër të projekteve që po investon ministria gjithandej Kosovës që klubeve tona t’i ofrojmë kushte më të mira…Ky projekt i cili kap shumën rreth 700 mijë euro do të investohet bashkërisht nga ministria dhe Komuna. Besoj që vitin 2019 do të jetë i gatshëm për zhvillim të lojërave, po në të njëjtën kohë edhe për përgatitje”, u shpreh ministri.
Gashi premtoi se nuk do të jete ky projekti i vetëm, por që me prioritet do të trajtojnë kërkesat e kësaj rrethine.
Edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është shprehur se ky investim është shumë i rëndësishëm për banorët e komunës që ai e drejton. Ai bëri të ditur se stadiumi do të ketë rreth 2 mijë e 500 ulëse.
Haskuka: Ky stadium do të ofrojë mundësi për zbulimin e talentëve të rinj
Video
“Sot dita me bereqet me shi dhe besoj që edhe stadiumi shkon ashtu me punime të shpejta dhe përfundohet në afat. Është investimi i përbashkët i ministrisë me komunën. Është vonuar pak në aspektin e fillimit të punimeve për shkak të çështjeve pronësore me Agjencinë e Pyjeve, në fund e kemi pronën e siguruar dhe investimi ka filluar tani. Me sa e pash deri më tash kompania ka bërë një punë shumë të mirë në aspektin e rregullimit të gjendjes dhe besoj që do të jetë në përputhje me kontratën ashtu siç është paraparë dhe brenda dy viteve të kemi hapjen e këtij stadiumit”, tha kreu i komunës.
Ai tha se ky stadium do të ofrojë mundësi që përmes trajnimeve të zbulohen talentë të ri të kësaj komune. Stadiumi i Zhurit u tha se do t’i plotësoj standardet sipas shkallës së dytë të UEFA-së. Periudha për ndërtimin e këtij stadiumit është 322 ditë pune.

Të tjera
-
I nënshtrohet operimit 24-vjeçari që u rrëzua nga skelet në Mamushë
Një 24-vjeçar është lënduar sot në Mamushë, pasi ra nga skelet gjatë kohës sa...
-
“Atij i pëlqejnë burrat”, banori i FermaVip tronditet nga letra e gruas
Një tjetër histori tronditëse dhe dramatike është treguar këtë të hënë në spe...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira të pa...
-
Punëtori bie nga skela gjatë punës në Mamushë – dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në komunën e Mamushës, ...
-
Gruda: Edhe nëse Hamza bëhet kryeministër, nuk e votoj Haxhiun nën diktat
Ngërçi politik për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, është tema që u zhvill...
-
Policia jep detaje mbi zhdukjen e 54-vjeçares, kërkimi vijojnë edhe me dron
Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha se 54-vjeçarja e...
-
Rama i çon një porosi Hajrulla Çekut, pak para mesnatës
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar ministrit Hajru...
-
Sondazhi i ABC News për zgjedhjet në Shqipëri: PS merr 51.1% të votave në rang kombëtar, PD 36.8%
“ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, “A...
-
Eektrosever: Rritja 16,1% e çmimit të rrymës s’vlen për Veriun, s’planifikojmë shtrenjtim për konsumatorët tanë
Kompania “Elektrosever” ka thënë për mediumin “KoSSev”se rritja e çmimit të e...
-
Vërshimet në Pejë, Nikçi: Pritet zgjidhje këtë vit
Pas reshjeve të mëdha të shiut që goditën Pejën gjatë pasdites së djeshme, di...
-
Hasani për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje: S’ka logjikë, rezultatin e dimë të gjithë
48-orshi i përsëritur tash e shtatë herë po jep verdikte të ndryshme se si mu...
-
Spanjë/ Shpallet gjendja e emergjencës pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike
Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur sot gjendjen e emergjencës, pasi ...