Lajme

Vidhen trarët e kulmit të shkollës në Shtime

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 18 March 2022

Shkolla “Bajram Curri”, që dikur ishte paralele e ndarë e fshatit Petrovë të Shtimes, nuk është funksionale nga viti 2014.

Si e tillë ajo është bërë cak i grabitësve, të cilët herë pas here shkojnë dhe vjedhin gjësende nga aty.

E mërkura ishte dita e fundit, kur një 21-vjeçar kishte vjedhur disa shtylla druri të kulmit të shkollës.

-Advertisement-

Për këtë ky u arrestua e më pas u lirua në procedura hetimore.

Derisa, me planin strategjik të Komunës së Shtimes 2014-2018, objekti i shkollës së Llanishtës ka qenë i paraparë të jetë një pushimore për fëmijët. Por me qeverinë e re do të skanohet gjendja e saj për t’u parë nëse si objekt i përmbush kushtet të jetë në shërbim të arsimit, kështu ka thënë drejtori i arsimit në këtë komunë, Lulzim Sahiti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera