Fun & Video

Video/ Terror në ajër, motori i avionit merr flakë gjatë fluturimit, një zog besohet se hyri në turbinën e mjetit fluturues

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 24 April 2023

Një avion i American Airlines u detyrua të kthehej në aeroportin Columbus, Ohio të dielën në mëngjes pas një zjarri në motor.

Boeing 737 ishte nisur nga Columbus për në Phoenix, Arizona, kur ekuipazhi, rreth orës 8 të mëngjesit (koha lokale), tha se avioni kishte probleme me motorin.

Sipas skenarit më të mundshëm, një zog ka hyrë në turbinë menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar zjarr.

-Advertisement-

Avioni u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Columbus “për shkak të një problemi mekanik”, tha American Airlines në një deklaratë

“Aeroplani u hoq nga shërbimi për mirëmbajtje dhe stafi ynë po punon për të siguruar që pasagjerët të arrijnë të sigurt në destinacionin e tyre në Phoenix”, thuhet gjithashtu në deklaratën e American Airlines.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy