Fun & Video

Video që po bën xhiron e rrjetit, gazetari raporton gabimisht motin me filtrat e “Facebook”

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 02 March 2020

Në industrinë e lajmeve, gabimet nuk merren lehtë pasi shikuesit u besojnë gazetarëve të transmetojnë me saktësi lajmet e ditës. Por për Justin Hinton, një reporter ka shkaktuar të qeshura pafund edhe tek shefat e tij.

Të enjten, Hinton u nis për në Madison County në Karolinën e Veriut për të raportuar mbi reshjet e dëborës dhe se si po ndikonin në rrugët.

Ndërsa ai filloi të transmetojë raportin e tij live në faqen në Facebook, filluan që të shfaqeshin efekte të ndryshme ku fytyra e tij dukeshe si mace apo shtanga të palestres në duar.

-Advertisement-

Justin kishte hapur aksidentalisht filtrat automatikë të fytyrës në Facebook dhe nuk e dinte që transmetimi po bëhej me këto filtera.

Ndërkohë që gazetari raportonte, spikerat në studio filluan të qeshnin ku u shprehën se po e pëlqenin atë që po ndodhte edhe pse ai nuk e dinte.

“Para se të isha drejtpërdrejt në Facebook në llogarinë e ‘WLOS ABC 13’ për të folur për borën, unë hapa padashje filtra dhe gjithë raportimi u duk kaq qesharak”, shprehet Justin pas komenteve gazmore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera