Fun & Video

VIDEO/ Polici amerikan nuk resht së qari pasi u detyrua të vrasë 19-vjeçaren

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 24 June 2021

Një video dramatike tregon momentin kur një polic i Michiganit, në SHBA qëllon dhe e vret një vajzë 19-vjeçare në një paradë të Juneteenth – dhe pastaj fillon të qajë.

Autoritetet thanë se vajza, Briana Sykes shkoi me veturë drejt policit, i cili ishte në detyrë gjatë paradës dhe qëlloi atë.

Oficeri pa emër shihet në pamje teksa i bërtet Sykes-it të hedhë armën para se të qëllojë drejt veturës.

-Advertisement-

Policia u përpoq të ringjallte Sykes në vendngjarje, por pa rezultat gjersa polici ra përtokë dhe filloi të qajë.

Sykes u dërgua në një spitalin lokal dhe më pas u shpall e vdekur, thanë autoritetet.

Policia e Shtetit të Michiganit po heton të shtënat, por tha se dëshmitarët dhe policët e tjerë në vendngjarje konfirmuan se Sykes qëlloi e para dhe refuzoi të dorëzohet.

Motra e gruas së vdekur tha se ajo nuk e fajëson oficerin dhe në fakt, ndihet keq për të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera