Fun & Video

Video/ Hyri për të grabitur në fast-food, hajduti ha dhe e zë gjumi brenda

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 10 January 2020

Një person hyri brenda një fast-food-i në Gjeorgji për të grabitur, por së pari vendosi të gatuante diçka për veten.

Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë duket se hajduti nuk ishte i shqetësuar pasi kishte hyrë pa maskë.

Ai merr të gjithë kohën në dispozicion për të gatuar diçka për veten.

-Advertisement-

Por akoma më e çuditshme dhe qesharake në të njëjtën kohë është fakti që pasi ai hëngri, u shtri në dysheme dhe fjeti gjumë.

Pasi u zgjua ai u largua, ndërkohë që policia po e kërkon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera