Fun & Video

Video/ “Fluturoi” divanin nga dritarja, rrezikoi të plagoste fqinjën që po dilte nga pallati

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 21 June 2021

Një burrë i cili ishte ‘shumë dembel’ për të nxjerrë divanin e tij poshtë shkallëve, vendosi ta hidhte nga dritarja duke rrezikuar që të plagoste fqinjën e tij e cila ishte duke dalë nga pallati.

Pronari i quajtur Mesut Duran, kishte blerë një divan të ri për ta zëvendësuar me të vjetrin në shtëpinë e tij.

Siç duket dhe në video ai vendosi që ta hidhte divanin e vjetër nga dritarja.

-Advertisement-

Video tregon fqinjën e tij e cila po del nga banesa në momentin kur divani “fluturon” nga dritarja.

Incidenti u regjistrua nga kamera e sigurisë së ndërtesës në rrethin e Uskudar në provincën turke të Stambollit.

Duke folur për faqen e internetit të lajmeve DHA në lidhje me incidentin, Mesut tha: “Bleva një divan të ri.

Pashë jashtë dhe nuk ishte askush jashtë ndërtesës kështu që mendova se ishte në rregull ta hidhja divanin e vjetër. Fqinja ime doli nga ndërtesa papritur dhe divani gati sa nuk ra mbi të.

Ajo u frikësua, por edhe unë u trondita kur ajo doli papritmas nga ndërtesa.

Ajo ishte me fat.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera