Vetëvendosja reagon për ngjarjet në Maqedoni

Autori: Gazeta inFokus
21:50 | 27 April 2017
Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar pas ngjarjeve të tmerrshme në Maqëdoni, ku mbetën të lënduar disa deputetë dhe qytetarë.
Reagimi i plotë:
MBI NGJARJET NË MAQEDONI
Me shqetësim të madh po shohim në media ngjarjet që po zhvillohen në Maqedoni.
Falanga proto-fashiste kanë rrethuar e kanë sulmuar parlamentin me thirrje për dhunë ndaj shqiptarëve por edhe ndaj socialdemokratëve maqedonas. Këto protesta siç duket nuk janë hasur në asnjë pengesë policore, siç do të ishte normale në situata të tilla. Pra dhuna është ushtruar me konsensusin e heshtur të policisë.
Deputetët janë marrë peng nga protestuesit, disa prej tyre janë dhunuar, e ndër të cilët mediat raportojnë se është dhunuar rëndë lideri i LR-PDSH, Ziadin Sela. Po ashtu janë dhunuar dhe gazetarët e qytetarë të ndryshëm.
Lëvizja VETËVENDOSJE shpreson që z. Sela tashmë të jetë jashtë rrezikut, dhe që gjendja e përgjithshme në Maqedoni të mos shkojë drejt një grushti të shtetit apo drejt një konflikti të dhunshëm qytetar apo etnik. Dhuna ndaj shqiptarëve në Maqedoni është dhunë ndaj cilitdo shqiptari edhe në Shqipëri a Kosovë, ndaj ajo duhet ndalur.
Kjo që po ndodh sot në Maqedoni është rezultat i drejtpërdrejtë i faktit se për hatër të stabilitetit pa drejtësi Gruevski është lejuar vazhdimisht të përdorë retorikë shoviniste e në të njëjtën kohë të vendosë besnikët e vet në pozita të larta e të ulëta në polici, ushtri e administratë publike, duke kapur shtetin. Stabiliteti pa drejtësi kudo e gjithmonë prodhon tirani dhe dhunë. Ndaj në Maqedoni e në vende të tjera të Ballkanit, duhet vendosur në prioritetin e vlerave shtet-formuese drejtësia, e cila është i vetmi themel për demokracinë e për stabilitetin. Drejtësi nuk mund të sjellin shovenët, racistët, hajnat e kriminelët.
Ndërkohë që mbetemi duke përcjellë ngjarjet që ndryshojnë nga çasti në çast, ne i bëjmë thirrje qeverisë së Shqipërisë e të Kosovës që të ndërmarrin hapa të menjëhershme për të ruajtur shqiptarët e Maqedonisë. I bëjmë thirrje edhe faktorëve ndërkombëtarë të mos lejojnë instalimin e një diktature pro-ruse në Maqedoni.

Të tjera
-
Ngritja solemne e flamurit të Kosovës në Ditën e Pavarësisë
Është bërë ngritja solemne e flamurit të Kosovës, me rastin e shënimit të 17-...
-
Qeveria mban mbledhjen festive, Kurti uron Ditën e Pavarësisë
Kryeministri Albin Kurti, ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në...
-
Kosta Rika ishte e para që e njohu Kosovën pas shpalljes së Pavarësisë
Kosova sot shënon 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Pak kohë pasi kry...
-
Begaj me urim të përzemërt në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Kosovën në shënimin e 17-vjeto...
-
Trump: Së shpejti do të takohem me Putinin në Arabinë Saudite
Presidenti amerikan Donald Trump tha se takimi i tij i pritshëm me homologun ...
-
Presidenti i Italisë uron Ditën e Pavarësisë: Mbështesim përparimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti i Italisë, Sergi...
-
Abdixhiku sot shkon për homazhe te varri i ish presidentit Rugova
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sot në ora 10:30 do të bëjë homazhe te va...
-
Haradinaj sot shkon në Prekaz, bën homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”
Me rastin e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kreu i AAK-së, ...
-
Flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në nder të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë
Sot kur Kosova feston 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Tirana është ves...
-
Edi Rama uron Kosovën në 17-vjetorin e Pavarësisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit ...
-
17 vjet shtet – Kosova sot shënon Ditën e Pavarësisë
Për shumë dekada u prit një festë e tillë. Dhe momenti i kremtes kulmoi ku...
-
FSK dhe Policia e Kosovës parakalojnë sot në nder të 17-vjetorit të Pavarësisë
Për nder të 17-vjetorit të shtetit, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e...