Fokus

Vetëvendosja nuk merr pjesë në takimin me Presidenten Osmani

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 31 July 2024

Takimi që ka caktuar Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me kryetarët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve tashmë ka filluar, shkruan Gazeta Infokusl.

Në këtë takim nuk është duke marrë pjesë askush nga kryesia e  partisë në pushtët Lëvizjes Vetëvendosje.

Takimi ishte ftuar për në ora 14:00  dhe në takim ka mbërritur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ministri Faton Peci.

-Advertisement-

Infokus ju sjell pamje nga brenda takimit që është duke u mbajtur./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera