Sport

“Vetëm Ten Hag mund ta ndryshojë këtë situatë”, mesfushori: Jemi të inatosur!

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 03 November 2023

Tetë humbje në 15 ndeshjet e para të sezonit dhe starti më i keq në 61 vitet e fundit.

Ky fillim sezoni po shkon si mos më keq për Manchester United, megjithatë Scott McTominay beson se situata do të kthehet në favor të skuadrës së tij, sidomos nëse drejtuesit vijojnë t’i besojnë trajnerit Erik ten Hag. Mesfushori shprehet i bindur se tekniku holandez është personi i duhur për ta nxjerrë skuadrën nga kriza, pavarësisht se janë të shumtë ata që kërkojnë shkarkimin e 53-vjeçarit.

“Nuk është një moment i bukur padyshim, por jam i bindur se Ten Hag mund ta nxjerrë skuadrën nga vështirësia. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, kjo është më e rëndësishmja dhe besoj në një javë distancë, panorama mund të jetë ndryshe. Duhet të fitojmë në kampionat dhe Champions League. Kemi talent për të bërë më shumë se kaq, por duket që diçka nuk shkon. Është në dorë të trajnerit dhe lojtarëve për ta rregulluar, unë jam i bindur 100% se ekipi do ta hedhë shpejt pas krahëve këtë moment të vështirë.

-Advertisement-

Në ndeshjen e radhës duhet të luftojmë shumë, të gjithë lojtarët janë të inatosur pasi nuk po kënaqim tifozët. Më vjen keq për ta sepse sakrifikojnë dhe vijnë në stadium për të na ndjekur ndërsa ne nuk po fitojmë. Duhet t’ia dalim për ata tifozë që na ndjekin si në shtëpi ashtu edhe në transfertë”, u shpreh McTominay.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera