Lajme

“Veshët në dorë t’i jap”, asamblistja e PSD kapet keq me Mujecin e VV’së

Autori: Gazeta inFokus 00:02 | 02 October 2021

Asamblistja e PSD’së në Komunën e Prishtinës, Vala Peshku, është përplasur ashpër me asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, përgjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal.

Mujeci i Vetëvendosjes ka akuzuar Vala Peshkun e PSD-së se këshilltarët komunalë të këtij subjekti i kanë vjedhur mandatet e fituara me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e quajtur edhe “të pafytyrë”.

Në pamjet e siguruara nga Kuvendi, Peshku dëgjohet duke i thënë “hajvan” dhe “debill” Mujecit, teksa ngrihet në këmbë.

-Advertisement-

Videoja nga përplasja brenda Kuvendit Komunal të Prishtinës:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera