Vërshimet në Kosovë, MPB: Kemi ngritur gatishmërinë shtetërore, jemi të mobilizuar

Autori: Gazeta inFokus
19:36 | 19 January 2023
Ministria e Punëve të Brendshme ka deklaruar se janë mobilizuar me të gjitha kapacitetet pas vërshimeve që kapën disa rajone në Kosovë.
“Aktualisht, MPB është mobilizuar me të gjitha kapacitetet e saj, përfshirë AME-në me të gjitha Njësitë e zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 orë”, tha MPB përmes një komunikate, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
MPB bën apel që qytetarët që jetojnë në zona ku ka përmbytje të thërrasin autoritetet për ndihmë.
“Apelojmë tek qytetarët që jetojnë në zona ku ka përmbytje që të kenë kujdes të shtuar dhe të komunikojnë me autorietet shtetërore që t’iu vijnë në ndihmë.
Njoftimi i plotë:
Sot që nga orët e para të ditës kanë filluar reshjet atmosferike të shiut, me ç’rast në Rajonin e Mitrovicës dhe Pejës ka pasur ngritje të nivelit të ujit në lumenj dhe ka pasur vërshime të shpejta.
Agjencioni i Menaxhimit Emergjent në kuadër të MPB-së në koordinim me IHMK-në ka marrë të gjitha masat e nevojshme duke ngritur nivelin e gatishmërisë në të gjitha komunat.
Aktualisht, MPB është mobilizuar me të gjitha kapacitetet e saj, përfshirë AME-në me të gjitha Njësitë e zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 orë
Ministria e Punëve të Brendshme është në komunikim dhe koordinim me të gjitha ministritë tjera, për marrjen e të gjitha masave për përballimin sa më të lehtë të situatës.
Apelojmë tek qytetarët që jetojnë në zona ku ka përmbytje që të kenë kujdes të shtuar dhe të komunikojnë me autorietet shtetërore që t’iu vijnë në ndihmë. Qendrat Operative Emergjente janë aktivizuar në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe për çdo urgjencë duhet të kontaktojnë në numrin emergjent 112.
Ndërsa një raport i detajuar për situatën e krijuar nga vërshimet në vend do të publikohet ndërkohë.

Të tjera
-
Qytetarët akuzojnë KRU “Prishtina”: Ndalën ujin që 24 orë në 4 komuna pa asnjë paralajmërim
Qytetarët në katër komuna të rajonit të Prishtinës kanë mbetur pa ujë të pijs...
-
Gjendje alarmante: Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi e Kalabria 24 orë pa ujë
Në fabrikën “Shkabaj” prej të cilës furnizohen me ujë të pijshëm Fushë Kosova...
-
LAJMI I FUNDIT – Dyshohet për the*rrje me thi*kë tek “Ura e Ibrit” në Mitrovicë
Sot në orët e vonëshme po dyshohet për një therje me thikë tek Ura e Ibrit në...
-
Aksident mes dy veturave në Veternik të Prishtinës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në lagjen “Veternik” të Prishti...
-
Nga burrat e maskuar në shkretëtirë deri te shkatërrimi i elitës ushtarake dhe bërthamore, si e sulmoi Izraeli Iranin
Në mes të natës, në zemër të shkretëtirës iraniane, nis një nga operacionet m...
-
Iu hoq shtetësia pasi punonte si polic në Serbi, N.V. dëbohet nga Kosova, i ndalohet hyrja për 5 vjet
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se për N.V, ...
-
Rrëqeth Miss World Albania, tregon se si tërmeti i 2019-tës në Shqipëri ia ndryshoi komplet jetën
E ftuar në emisionin “ZGJOHU”, Miss World Albania, Elona Ndrecaj, ka rrëfyer ...
-
Klinika Gjermane e Syrit feston 20-vjetorin: Dy dekada profesionalizëm, besim dhe ekselencë mjekësore
Klinika Gjermane e Syrit ka shënuar 20-vjetorin e themelimit me një ceremoni ...
-
Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së në garën për kryetar të Deçanit
Jeton Mushkolaj është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën për...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Rozafa” në Pejë sot rreth o...
-
Mesiq: UÇK-ja ia dha gozhdën e fundit Millosheviqit dhe Jugosllavisë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq në një intervistë për “Info Magazine” ...
-
KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec
Ushtarët e misionit të KFOR-it që i përkasin Komandës Rajonale Perëndimore dh...