Vërejtjet nga BE’ja detyrojnë Qeverinë të rishqyrtojë Projektligjin për pagat
Autori: Gazeta inFokus
19:48 | 30 August 2018
Javën që vjen, Projektligji për Pagat do të shkojë në qeveri për miratim, por me disa ndryshime. Këto ndryshime janë iniciuar vetëm pas vërejtjeve të shumta që ka dhënë Zyra e BE-së, për shkak të implikimeve buxhetore.
BE-ja kishte kërkuar që të bëhet një vlerësim mbi ndikimin fiskal të këtij projektligji. Bashkë me këtë projektligj nga rendi i ditës, qeveria kishte tërhequr edhe dy projektligje tjera që lidhen me administratën publike, raporton KTV.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka thënë se ky projektligj duhet të ndryshohet, në mënyrë që të mos ketë ndonjë paqartësi.
Qëllimi i këtij ndryshimi është që të ketë një sistem standard të pagave. Zyra e BE-së, në përgjigjen e saj, thotë se i mbështet përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për ta reformuar administratën publike dhe tri ligjet që lidhen me administratën publike janë shumë të rëndësishme për ta çuar përpara këtë reformë.
Ndryshe edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përsëritur qëndrimin e saj se Projektligji për Pagat do të rrisë ngarkesën mbi arkën e shtetit dhe si i tillë rrezikon qëndrueshmërinë buxhetore.
Oda Amerikane beson fuqishëm se aprovimi i Projektligjit për Paga në formën aktuale do të kishte implikime të konsiderueshme buxhetore, duke zvogëluar në të njëjtën kohë mjetet buxhetore për investime kapitale, që janë tejet të rëndësishme për fuqizimin e sektorit privat dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik.

T� tjera
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
-
Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja
Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe p...
-
Klinika e Radiologjisë ende vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit “Besoni janë rritur shumë shërbimet”
Zgjerimi i shërbimeve diagnostikuese në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Kl...
-
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht apli...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratua...
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...































