Veprim i suksesshëm politik? Olaf Scholz, SHBA dhe tanket luftarake
Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 26 January 2023
Ukraina do të marrë tanke lufte, edhe Leopard 2 nga Gjermania. A lëshoi pe kancelari për shkak të presionit ndërkombëtar – apo ngurrimi i tij ishte i qëllimshëm?
Ishte partia socialdemokrate (SPD) e kancelarit, që nxitoi të japë vlerësimin, përpara se qeveria të konfirmonte zyrtarisht, se tanket gjermane Leopard 2 do të dërgohen në Ukrainë. “Një sukses i madh diplomatik” për Olaf Scholz u shpreh Katja Mast, drejtore ekzekutive e grupit parlamentar socialdemokrat në Bundestag. Sipas saj, kancelari ia doli, që të farkëtojë një aleancë ndërkombëtare, dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme në situatën aktuale.
SHBA në fakt nuk donin të furnizonin tanket e tyre në Ukrainë, por tani janë të gatshëm ta bëjnë këtë. Në fund vlen rezultati, theksoi Mast lidhur me akuzat, se kancelari me qendrimin e tij ngurrues dhe zvarritjen me ditë të tëra deri në marrjen e vendimit për tanket e ka dëmtuar imazhin e Gjermanisë. Politikania socialdemokrate theksoi, se thelbi i këtij qendrimi ishte parimi, që të shmangen veprimet e mëvetsishme dhe që të mos lejohej që NATO “të bëhej palë lufte”, thotë Mast. E kështu u bë, ndaj kritikat ndaj Scholz “janë tërësisht të papërshtatshme”.Mesazhi i SPD-së është: Kancelari i ka të gjitha nën kontroll, sepse ai e dinte çfarë po bënte. Ai kishte një plan, donte patjetër të kishte me vete në bord edhe amerikanët dhe nuk lejoi që të influencohej prej kritikave dhe diskutimeve publike. Ai e ka bërë gjithçka si duhet duke shënuar një histori suksesi.
Scholz nuk është njeri që “gjëmon kryetitujt dhe nuk irritohet”, vëren Katja Mast. Për kancelarin ka prioritet betimi i tij për detyrën, “të shmangë dëmin për popullin gjerman”.
Aparaturë e ndërlikuar: Tanku i SHBA-së Abrams gjatë një stërvitjeje në LetoniAparaturë e ndërlikuar: Tanku i SHBA-së Abrams gjatë një stërvitjeje në Letoni
Dy batalione Leopard 2
Pak para mesditës (25.01.2023) qeveria deklaroi me shkrim, se kancelari ka deklaruar në kabinetin qeveritar, që Gjermania do të përforcojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, bëri të ditur zëdhënësi qeveritar. Qeveria ka vendosur t’u verë në dispozicion forcave të armatosura ukrainase tanke luftarakë të tipit Leopard 2.
Fjala është për dy batalione tankesh. Në Bundeswehr (Ushtria gjermane) një batalion Leopard-2 përbëhet nga 44 tanke. Pra dy batalione janë gjithsej 88 tanke. Në një hap të parë do të dërgohet një kompani me 14 tanke nga arsenali i Bundeswehr-it. Të tjerë partnerë europianë do të venë në dispozicion nga arsenalet e tyre Leopard 2. Kualifikimi i ekipazhit ukrainas do të nisë së shpejti në Gjermani. Krahas kualifikimit janë parashikuar edhe logjistika, municioni dhe mirëmbajtja e sistemeve.
31 tanke Abrams nga SHBA
Lidhur me planet e SHBA-së për tanket, kuptohet që zëdhënësi qeveritar gjerman nuk shkruan. Por sikurse ka komunikuar qeveria e SHBA-së tashmë Ukrainës do t’i vihen në dispozicion 31 tanke të tipit M1 Abrams. Por “Washington Post” shkruan, se do të duhen muaj nëse jo vite derisa këto mjete të vihen në përdorim në luftë.
Nuk ka gjasë, që këto mjete të mbërrijnë në pranverë në Ukrainë, kur pritet ofensiva ruse e pranverës e po ashtu edhe kundërofensiva e Ukrainës për rimarrjen nën kontroll të territoreve të pushtuara, shkruan gazeta. SHBA ka theksuar gjithmonë, se vënia në dispozicion e tankeve Abrams nuk ka shumë kuptim për arsye praktike. Ministri amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin disa herë ka deklaruar, se nuk duam t’i dërgojmë Ukrainës material ushtarak, që ata “nuk mund ta riparojnë, ta mirëmbajnë dhe ta përballojnë afatgjatë”.
Scholz synon parimin
Por Olaf Scholz nuk u step prej faktit, që Abrams është një aparaturë e ndërlikuar, e kushtueshme për t’u përvetësuar, kërkon kualifikim të lartë dhe konsumon shumë benzinë. Pavarësisht nëse është ose jo i arsyeshëm dërgimi i tankeve Abrams, për Scholz i rëndësishëm ishte sinjali politik.
“Deri tani nevojat e ushtrisë ukrainase janë kompensuar me furnizime të materialeve me origjinë sovjetike nga arsenalet e vendeve europiane që i posedonin ato për shkak të sfondit historik si dhe nga vendet anëtare të NATO-s”, shpjegon për DW, Eric-André Martin nga Instituti IFRI (Institut français des relations internationales) në Paris. “Kjo ka bërë, që nga jashtë, kryesisht nga Rusia ishte e padukshme se nga vinin tanket.”
Polonia prej ditësh ka deklaruar se do t’i japë Ukrainës tanke Leopard-2. Stërvtije e NATO-s në PoloniPolonia prej ditësh ka deklaruar se do t’i japë Ukrainës tanke Leopard-2. Stërvtije e NATO-s në Poloni
Përshkallëzim kundrejt Rusisë
Ndryshe nga tanket e vjetra sovjetike për Leopard-2 është e qartë nga vijnë. Për më tepër që ato prodhohen në Gjermani dhe qeveria gjermane duhet të miratojë, nëse vende që i kanë blerë ato mund t’ua dorëzojnë këto produkte vendeve të treta. Shtrohet pyetja, se deri në ç’masë rusët e konsiderojnë këtë si një etapë të re të përshkallëzimit të luftës dhe do të reagojnë, vëren Eric-André Martin. “Rusët mund të mendojnë, që Gjermania gjithmonë ka dijeni dhe merr pjesë në çdo furnizim.”
E si për ta konfirmuar këtë ambasadori rus në Gjermani, Sergej Netçajev e kritikoi ashpër vendimin. Përmes Telegram ai shkruan, se furnizimi i Leopard 2 “do ta çojë konfliktin në një nivel të ri konfrontimi”. Perëndimi ndodhet në një logjikë të “përshkallëzimit të vazhdueshëm”. Edhe këtë shkruan Netçajev: Gjermania nuk vepron konform përgjegjësisë së saj historike për krimet naziste. “Me miratimin e qeverisë gjermane sërish po dërgohen në ‘frontin e Lindjes’ tanket me kryqin gjerman.
Pse janë kaq të rëndësishëm tanket Leopard për Ukrainën?
Gjermania nuk do ta mbajë e vetme këtë risk
Nga ambasada ruse në Berlin vetëm pak hapa larg ndodhet godina e Rajshtagut. Pikërisht aty kancelari Scholz në mesditë (25.01.2023) deklaroi vendimin duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Eshtë e drejtë dhe e rëndësishme, që “sistemet mjaft efektive të armatimit” të vihen në dispozicion vetëm në bashkëpunim të ngushtë me partnerët. Kancelari tha më tej, se duhet të parandalohet që rreziku për vendin tonë “të rritet në drejtimin e gabuar”.
A ishte kjo çfarë kancelari i ka bërë të qartë përmes telefonatës më 17 janar presidentit të SHBA-së Joe Biden? Komunikata e shtypit që pasoi e zëdhënësit të qeverisë në Berlin ishte jashtëzakonisht konçize: Kancelari ka shkëmbyer mendime me presidentin e SHBA-së për gjendjen në Ukrainë. “Në qendër ishte çështja e mbështjetes së Ukrainës në luftën kundër agresionit rus. Të dy ranë dakord, që mbështetja duhet të jetë efikase, e qendrueshme dhe në koordinim të plotë.”
Edhe deklarata e shtypit e amerikanëve ishte mjaft konçize, por tematizonte edhe, se Biden e Scholz kanë diskutuar “mbështetjen e qendrueshme dhe të mëtejshme për Ukrainën”. Asnjë fjalë nuk përmendej për koordinim të plotë, në deklaratën e shtypit nga SHBA. Se çfarë u tha në telefonatë, nuk është bërë publike. Reagimi i amerikanëve të le të kuptosh, se Scholz dhe Biden më 17 janar ende nuk kanë pasur mendime të përafërta.
Eshtë “e drejtë dhe ka ndodhur me vetëdije të plotë”, që ne “kemi vepruar pak nga pak” dhe “nuk jemi nxituar”, deklaroi Scholz në Bundestag. Edhe partia e tij e argumenton në të njëjtën mënyrë ngurrimin e deritanishëm. “Gjykimet e nxituara nuk kanë vlerë. Gjermania as nuk frenon dhe as nuk është e izoluar”, shkruan kryetari i grupit parlamentar socialdemokrat, Rolf Mützenich në një letër drejtuar deputetëve socialdemokratë në Budnestag.
Vetëm bashkarisht të avancojmë: Presidenti i SHBA-së Joe Biden, kancelari Olaf Scholz, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Rishi Sunak, dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau në nëntor 2022 në samitin e G-20 në IndoneziVetëm bashkarisht të avancojmë: Presidenti i SHBA-së Joe Biden, kancelari Olaf Scholz, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Rishi Sunak, dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau në nëntor 2022 në samitin e G-20 në Indonezi
Ngurrimi edhe duke pasur parasysh partinë SPD
Por si mund të ishte i sigurt Scholz që plani i tij do të kishte sukses? Një pyetje që tani nuk mund të marrë përgjigje. Parimisht është si një tipar i karakterit të Olaf Scholz, që ai i përmbahet rrugës që e ka nisur njëherë. Por fakti se përse ai me mbështetjen ushtarake të Ukrainës nuk do të espozohet me veprime të mëvetsishme, ka edhe një arësye tjetër, e kjo është: Partia e tij dhe zgjedhësit e tij.
Përkrahësit e SPD-së lidhur me pyetjen, nëse Gjermania duhet të furnizojë më shumë armë se deri tani në Ukrainë, janë të përçarë. Në parti ka një krah të fuqishëm të majtë me shumë ithtarë të një linje politike antimilitariste dhe të orientuar nga nismat e paqes. Deri në sulmin ndaj Ukrainës për ta marrëdhëniet e mira me Rusinë kanë qenë të vetëkuptueshme si dhe një rend paqeje në Europë pa Rusinë i paimagjinueshëm.
Olaf Scholz i përket krahut të djathtë brenda partisë. Krah i djathtë në kuptimin e të qenit pragmatik dhe jo ideologjik. Si kancelar vërtetë ai ka respekt për partinë e tij, por në asnjë mënyrë ai nuk mund të imponojë një politikë, që është kundër SPD-së. Kjo do të ringjallte luftrat e vjetra mes krahëve në SPD, prej të cilave janë rrëzuar shumë kolosë të partisë. Ndaj kancelari i merr punët shtruar dhe preferon më mirë të riskojë edhe që ta perceptojnë si ngurrues në arenën ndërkombëtare./ DW
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...