Lajme

Vëllezërit e plagosur të 23-vjeçarit që u vra mbrëmë në Klinë refuzuan të qëndrojnë në spital, flet drejtori

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 29 April 2022

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në Klinë, ku ka mbetur i vrarë një 23-vjeçar dhe janë plagosur dy vëllezërit e tij.

Dy të plagosurit kanë refuzuar që të shtrihen në Spitalin e Pejës, dhe menjherë pasi kanë marrë ndihmën e parë, janë larguar për në shtëpi.

Lajmin për Gazetën Express e ka bërë të ditur Drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj.

-Advertisement-

“Pacientët kanë refuzu qëndrimin në spital. Pas marrjes së ndihmës së parë, përkundër që mjeku dhe ekipi kujdestar kanë insistuar që ata të shtrihen në spital për 24 orë, ata kanë refuzuar dhe kanë shkuar në shtëpi. Lëndime kanë pas, por kanë refuzu të qëndrojnë në spital”, ka thën Dreshaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera