“Veç në lùftë ka pas ksi krisma qaq janë të mdhaja” – Mes zhurmës, pluhurit e izolimit, banorët e fshatrave Siboc e Shipitullë në hall të madh me punimet nga KEK-u
Autori: H. Smajli 12:58 | 25 June 2024
Ka më shumë se 4 vite që banorët e fshatrave Shipitullë, Siboc dhe Grabov të komunës së Obiliqit jetojnë mes pluhurit e zhurmave për shkak të punimeve në Korporatën Energjetike te Kosovës.
Ani pse iu premtua shpronësimi një pjesë e madhe e tyre kanë mbetur të ngujuar në këtë zonë.
Fatmir Mjekiqi përfaqësues i fshatit Shipitullë, ka thënë për Infokus se jeta në këtë pjesë është bërë e papërballueshme.
Ai ka thënë se zhurma gjatë natës është e papranueshme.
“Hiq ma larg mbram, çfarë zhurme ka pas në ora 1 të natës mu ka dashtë mu qu me dal jashtë. Zhurma është aq e madhe, unë e kom përjetuar luftën vetëm 1999 u kon krismat kur kanë ndodhë në aeroport të Sllatinës. Fort janë krismat e mëdha, qaq fort është zhurma e madhe që këtu nuk ka shance me flejt. Shancë s’ka është e pamundur. D.m.th. jom detyru një natë me dal me këqyr çka o tu ndodhë. Krejt shpijat janë të krista, nuk ka ship që nuk është e kristë, d.m.th. prej dridhjeve se ka dridhje shumë të mdhaja. Ni eskavator qetu i ka 40 mijë ton me sa e dimë na. 40 mijë tonshi kur të lëvizë është një farë peshe bajagi e ron. Qysh ju thashë zhurma, pluhur. Por zhurma gjatë natës është e papranueshme”, ka thënë ai.
Mjekiqi ka hedhur akuza të rënda kundrejt KEK-ut duke thënë se po e shkelin edhe ligjin dhe që sipas tij ekskavatori i tyre është afruar shumë afër shtëpive gjë që nuk është e lejuar me ligj.
“Qiky eskavador ku është i vendosur qetash e ka shkel ligjin d.m.th. është I vendosur 140 metra prej shpisë. Ky distancën duhet me pasë 150 metra. Edhe këta fare nuk kanë licencë për këtë makineri që e kanë vendos qetu e që janë tu punu. D.m.th. duhet me pas një licencë prej komisionit për miniera dhe minerale për me operu qetu. Këta as s’kanë licencë hiq dmth të na është kah përdoret ligji i të fortit. Na bëjmë çka të duam… na e kanë marrë d.m.th. 95% të tokës a po e sheh edhe vetë ku është deri këtu. I kanë lon veç qetu nja 4% të shtëpive edhe njerëzit që jetojnë edhe me oborre e krejt edhe njerëzit kanë mbet të izoluar”, ka thënë përfaquesi i fshatit Shipitullë.
E sikur të mos mjaftonte kjo nga punimet atyre u janë krisur edhe shtëpitë e ka filluar të iu ndalet edhe uji për pijë.
“D.m.th. këtu jeta është e padurueshme, ka zhurmë, ka pluhur s’kemi shkollë, nuk ka ambulantë, tona të zezat. Kurrfarë jete këtu as kushte minimale për jetë nuk ka. Tash prej gërmimeve që janë tu I bo këta ekskavatorë ka fillu me ikë edhe uji I pijshëm që e kemi. Se na nuk e kemi ujin me ujësjellës e kemi me puset me bunare, d.m.th. tash kanë filluar, ka pluhur ka zhurma ka tona të zezat i ki. Kurrkush s’merret. …. Na bojm çka të dojm edhe ju veç keni me këqyr….. tash jemi taku por I vetmi sen që na kanë thanë është që na rrugën kemi me mbyll”, rrëfen Mjekiqi.
E një problem tjetër i cili iu shtua listës së madhe të problemeve të këtyre banorëve është edhe mbyllja e rrugës që i lidh ata me komunën të cilës i përkasin, Obiliqit.
Afrim Megjani, përfaqësues i fshatit Siboc, ka thënë se mbyllja e rrugës nga KEK-u për shkak të punimeve i ka lënë ata të izoluar brenda fshatit.
“Rruga sot i ka bë një muaj e premte që është mbyll në orën 16:00 pasdite. Edhe kjo rrugë e lidhë komplet krejt fshatrat e Drenicës, Shipitullën edhe këto lagjet tona. Komplet jena të bllokum na për momentin. E kemi edhe një rrugë alternative që është dikun për një 8 kilometra 9 që e kena si zgjedhje të vetmen qata. Përndryshe kjo na ka shkaktu shumë telashe. E kemi kundërshtu kemi bo protesta so merr kurrkush me neve, kanë ardh këta të KEK-ut me njësi speciale dy herë a tri na kanë hjek prej ktyhit e kanë blloku rrugën. Qysh po doket dikun nja 10 metra ner rrugë janë hy tash veq kanë hi në lagjen Megjani knej poshtë”, deklaron Megjani.
Madje sipas tij në këtë pjesë janë disa lagje të cilat kanë mbetur fare pa rrugë. E vetmja alternative e tyre është të kalojnë nga prona e tij private.
Banorët e këtyre fshatrave javën që lamë pas protestuan para qeverisë së Kosovë me parullën “Krejt dhe Drejt nuk është kryeministër”.
Ata kërkuan që banorët e këtyre fshatrave të shpronësohen dhe tu ofrohet një zgjidhje nga shteti.
Po ashtu Komuna e Obiliqit i është drejtuar kryeministrit, Albin Kurti, kryeshefit të KEK-ut, Bekir Gergurit e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, letër të cilën e ka siguruar Gazeta Infokus.
LEXO EDHE: Banorët e tri fshatrave në Obiliq në hall me punimet e KEK-ut, komuna i drejtohet Kurtit e Aliut
Mirëpo edhe pas një jave ende nuk është ndërmarrë asgjë. Banorët po vazhdojnë jetën në izolim, zhurma e pluhur.
Ndiqni storien në vazhdim ku dëgjohen zhurmat e tmerrshme me të cilat këta banorë detyrohen ti durojnë 24 orë pa ndalë, dhe se si nga punimet u janë qarë edhe shtëpitë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...