Reagon drejtori i menzës për fotografitë me krimba në ushqimin e studentëve: “Është fotografi e vjetër”
Autori: Samire Jaha
15:20 | 18 December 2024
Sot deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka publikuar disa fotografi ku shihej se në ushqimin e studentëve në mensën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë është servuar ushqim me krimba, shkruan Gazeta Infokus.
Deputetja në një postim edhe kishte shpërndarë disa fotografi të cilat ka thënë se i ka pranuar sot e ku shihen krimbat e insekte.
Por një gjë të tillë e ka mohuar drejtori i Mensës së Studentëve, Fahri Osmani.
Ai për Infokus ka thënë se këto janë lajme të orkestruara dhe se fotografitë janë të vjetra.
“Kanë qarkulluar disa fotografi në rrjetet sociale të cilat janë fake, zyrtare nga ana e studentëve asnjë nuk e kemi. Sipas disa burimeve tona ato fotografi janë të vjetra, dhe në situatën në të cilën jemi ne mendojmë se është e orkestruar dhe nuk ka të bëjë fare me të vërtetën”, ka deklaruar Osmani.
Ndryshe ai u shpreh se lajme të tilla dëmtojnë imazhin e Mensës.
“Më vjen keq që si lajm i shqetëson studentët sepse ne me të vërtetë ofrojmë cilësi të ushqimit, monitorohemi nga Inspektorati Sanitar i Ushqimit që javën e kaluar kanë qenë, bëjmë dezinfektimin e rregullt. Këto lajme të orkestruara e dëmtojnë shumë imazhin e institucionit tonë dhe studentët i vendosin në lajthitje. Studentët janë të kënaqur me shërbime”, u shpreh tutje Osmani.
Po ashtu ai theksoi se mostrat e ushqimit i ruajnë për 72 orë.
“Mostrat i ruajmë 72 orë, mund të ketë ndonjë rast të izoluar kur ushqehen 4 mijë veta, mirëpo ne vlerësohemi nga institucionet që servojë ushqim më cilësor dhe higjenik. Nuk e dimë arsyen se përse këto lajme të orkestruara. Ne kemi kontakt edhe me organizatat studentore dhe vetë studentët dhe nuk kemi pasur vërejtje serioze prej anës tyre”, tha Osmani për Infokus.
Ndërkaq deputetja Bytyqi ka thënë se Qeveria dhe Ministria e Arsimit duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë situatë.
“Studentët janë e ardhmja e vendit tonë, dhe është turp që ata përballen me kushte të tilla gjatë kohës kur ata përpiqen të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Kërkesat e studentëve për kushte dinjitoze nuk janë luks, por e drejtë bazike! Qeveria nuk mund të vazhdojë të injorojë nevojat e rinisë sonë. Skandal”, theksoi Bytyqi./Gazeta Infokus/
Insekte në ushqimin e studentëve në mensë, deputetja Bytyqi publikon fotografi

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...




































