“O me dal në gurbet e mos mu kthy me vite të tana, mos mi pa familjen, sen s’ka ma vështirë”- Dëgjoni historinë rrëqethëse të biznesmenit shqiptar në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus
20:15 | 20 December 2024
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të parë ka treguar historinë rrëqethëse të jetës së tij, shkruan Gazeta Infokus.
Njëherit, Dervishaj është edhe kandidati nga diaspora me numër 77, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ekzkluzivisht në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, ka rrëfyer me shumë emocione për migrimin në Gjermani, mallin për familjen, kontributin e vazhdueshëm për Kosovën e deri tek rikthimi në atdhe e kandidimi i tij për deputet.
“Migrimi ka qenë shumë i vështirë, nuk kemi pasur komunikim dhe malli për atdheun ka qenë i madh. nuk kam munguar nga shtëpia më shumë se 5 ditë kurrë në jetën time. Të dal në kurbet dhe të mos kthehem për 3 vjet ka qenë e vështirë. Nuk pendohem se ja kam arrit një qëllimi, edhe familja është krenare me mu. Para se të nisesha u përshëndeta me gjithë familjen. një emocion i jashtëzakonshëm kur e kam lanë Kosovën, ku sot e përkujtoj, por nuk kam dëshirë sepse për mu emocionalisht është e papërballueshme.”, është shprehur me emocione Dervishaj në emision e që është prodhim i Gazetës Infokus.
Ndryshe, gjatë inervistës Dervishaj, ka treguar për sakrificat e tij që ka bërë për familjen si i ri e që detyrimisht migroi në Gjermani.
Gjithashtu ka rrëfyer edhe për hapat e rrugëtimit të tij, kohën e luftës, ndihmën e atëhershme që diaspora ka dhënë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e edhe synimin e tij për 2025 si kandidat për deputet.
Ai ndër tjerash në emision tha se qëllimi i tij primar është sjellja e investitorëve të huaj në Kosovë, bisnese të reja e ku thotë se kjo do ndikonte në uljen e papunëisë.
“Unë nuk vij për të përfituar në Kosovë, por kam sakrifikuar diçka për këtu. po mundona vetëm për të mirën e Kosovës për të ndaluar papunësinë”, ka thënë ndër të tjera Dervishaj./Gazeta Infokus/
Për më shumë ndiqeni emision e plotë:

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...





























