Veç edhe tre ditë afat, marrëveshje që kalon ligjin për Specialen dhe Presidentin, apo zgjedhje të reja?
Autori: Gazeta inFokus
10:32 | 04 October 2026
Pas tre ditësh Kosova mund të shkojë në zgjedhjet e treta të parakohshme, nëse VV dhe PDK nuk arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit deri më 6 tetor. Në këtë mënyrë, vendi do t’i hynte ciklit të katërt zgjedhor në më pak se dy vjet, për shkak të paaftësisë për të krijuar institucione. Zgjedhjet e fundit të rregullta janë mbajtur më 9 shkurt 2025, kur kishte përfunduar mandati i Qeverisë Kurti 2.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në vendimin e saj të fundit cakton 6 tetorin si ditën e fundit kur duhet të përfundohet procedura e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, aty ka sqaruar edhe rrugën se si shkohet në zgjedhje të reja në rast të dështimit për ta bërë vendin me shef të ri.
Gjykata thekson se nëse Kuvendi dështon të zgjedh presidentin deri me 6 tetor, atëherë shpërndarja e Kuvendit bëhet automatikisht në bazë të Kushtetutës dhe zgjedhjet e parakohshme duhet të zhvillohen brenda 45 ditëve.
Por, situata mbetet e paqartë se kush do të merret me teknikalitetet siç janë konsultimet me partitë dhe shpallja e datës për zgjedhjet në një situatë kur mandati i ushtrueses së detyrës së Presidentes që aktualisht e mban Albulena Haxhiu pushon pas dy ditësh. Vetë Haxhiu ka paralajmëruar mundësinë që t’i drejtohet përsëri Gjykatës Kushtetuese për sqarime.
Kryeministri Albin Kurti dhe kreu i PDK Bedri Hamza dje kanë mbajtur takimin e radhës për të diskutuar rreth hapave që duhet ndjekur në 48 orët e fundit. Në lojë janë dy pozicione. PDK është duke e kërkuar votimin e ligjit për Specialen si hap të parë, ndërsa siç ka raportuar mbrëmë Gazeta Express, Kurti ka vënë kusht që fillimisht të miratohet ligji në lexim të parë, pastaj të kalohet te zgjedhja e Presidentit. Por, Hamza e ka refuzuar këtë.
“Kërkojmë aprovimin final të Ligjit, pastaj PDK e gatshme të gjejë zgjidhje për presidentin dhe të japë votat”, ka thënë ai.
Siç merret vesh, PDK nuk është duke kërkuar një kandidat të saj për President.
Kurti nuk ka dalur para gazetarëve e as Qeveria apo Vetëvendosje nuk kanë lëshusr ndonjë njoftim rreth përmbajtjes së takimit.
Të premten mbrëma, Qeveria ka njoftuar se e ka dërguar në Kuvend projektligjin për Specialen e formuluar nga juristët e PDK’së. Por, derisa Kurti dha pajtimin për ndryshimin e ligjit të Speciales, jo fleksibiliteti rreth hapave per miratimin e tij dhe zgjedhja e Presidentit për shkak të afatit të shkurtër mund ta çojnë vendin në zgjedhje të reja. Në sheshin kryesor të kryeqytetin ku ndodhet edhe qeveria sonte, për të 19’tën natë, pritet të mbahet protesta e radhës. Po ashtu protestuesit do t’i afrohen edhe objektit të Kuvendit për të kërkuar miratimin e ligjit.
Kurti, të premten, para Presidentes së KE’së, Ursula Von der Leyen, foli për zgjedhjet e shpeshta në vend.
Sipas tij, “përderisa në rajonin tonë ka autokraci elektorale, Kosova është demokraci elektorale”.
Ai madje u mundua të bënte humor me zgjedhjet e shpeshta parlamentare në vend.
“Zgjedhjet tona janë të lira, të drejta dhe konkurruese. Dhe po, ato duhet të mbahen një herë në 4 vjet, e jo dy herë në vit”, tha Kurti.
Por, vendit dhe qytetarëve po iu shtohen shanset që ta ushtrojë demokracinë elektorale edhe një herë brenda këtij viti. Për parandalimin e këtij ushtrimi ose lejimin e tij. veprimet e Kurtit janë përcaktuese.

T� tjera
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...



































