Fokus

Vdịqën dy persona, kaq raste me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive

Autori: Samire Jaha 12:11 | 19 August 2024

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë duke u trajtuar gjithsej 10 pacientë me virusin COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.

Ai tha shkurt për Infokus se Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës janw duke bërë testime rregullisht për COVID-19.

-Advertisement-

“Për momentin 10 pacientë (me COVID-19), jemi duke i trajtuar, e testime po i bënë rregullisht Instituti i Shëndetësisë Publike”, ka thënë shkurt Vishaj për Infokus.

Ndryshe së fundmi dy pacientë kanë vdekur në Klinikën Infektive , të cilët pos sëmundjeve të rënda kronike që kishin pasur, ishin të prekur edhe nga COVID-19.

“Të premten ka ardhë një pacient në moshën 80 vjeçare, i cili ka pasur sëmundje shumë të rënda me karcenom dhe sëmundje tjera, dhe njëkohësisht ka rezultu testi për Covid pozitiv dhe e kanë sjell në Intenziv dhe ai ka vdekur dikur për 2 orë. Dhe, po të premten ka qenë një pacient tjetër me probleme në mushkri edhe ai ka rezultuar pozitiv dhe ai ka vdekur, në Klinikën Infektive”, kishte konfirmuar Vishaj për media. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera