Lajme

Vdiq ish-senatori amerikan Lieberman, që pati thënë “SHBA-ja nuk do t’ia kthejë shpinën Kosovës”

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 27 March 2024

Senatori amerikan, Joe Lieberman, ka vdekur në moshën 82 vjeç të mërkurën, njoftoi The Washington Post.

“Ish-senatori i SHBA-së Joseph I. Lieberman ka vdekur këtë pasdite, më 27 mars 2023, në New York City për shkak të disa komplikimeve nga një rrëzim. Ai ishte 82 vjeç. Bashkëshortja e tij e dashur, Hadassah, dhe anëtarët e familjes ishin me të në momentet e fundit. Dashuria e senatorit Lieberman për Zotin, familjen e tij dhe Amerikën e përcolli përgjatë gjithë jetës që shërbeu në interesin e publikut”, ka shkruar familja e tij.

Lieberman pati vizituar Kosovën në vitin 2007. Ai pati thënë asokohe se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’ia kthejnë shpinën Kosovës”.

-Advertisement-

Në vitin 1998, senatori Lieberman ishte një avokat i zëshëm i ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së për të ndaluar masakrat ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ai iu bashkua senatorit John McCain në sponsorizimin e një rezolute që autorizonte përdorimin e forcës kundër diktatorit serb Slobodan Millosovic, e cila u ndërmor me sukses nga ushtritë e SHBA-së dhe NATO-s.

Më 29 mars 2007, Senatori Lieberman prezantoi rezolutë me të cilën kërkohej që Shtetet e Bashkuara të mbështesin pavarësinë e Kosovës. Aty thuhej që

“Nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk miraton një rezolutë që mbështet propozimin e Ahtisaarit në kohën e duhur, Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera në unison duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera