Lajme

Vdes një grua në Prishtinë si pasojë e helmimit

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 07 October 2021

Bashkëshorti i një gruaje ka raportuar se gruaja e vet ka ndërruar jetë si pasojë e helmimit nga ushqimi në restorant, shkruan Gazeta Infokus.

Burri i viktimës thotë se gruaja e tij është varrosur një ditë më pas pa i bërë obduksionin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij  ka ndërruar jetë si pasojë e helmimit nga ushqimi në restorant  dhe e njëjta është varrosur me datën 5.10.2021 pa u bërë obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Sipas policisë në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij do të fillojnë procedurat hetimore.

Rasti është duke i iniciuar si rast i dyshimtë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera