Lajme

Vdes doktori Muharrem Krasniqi

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 10 April 2022

Ka vdekur doktor Muharrem Krasniqi, specialist i Klinikës së Anesteziogjisë dhe Reanimacionit në QKUK, i cili nga fillimi i Pandemisë COVID-19, shërbeu edhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke ofruar kujdes maksimal për pacientët me COVID-19.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me dhimbje dhe pikëllim të madh ka pranuar lajmin për vdekjen e doktor Muharrem Krasniqi, duke thënë se ishte punëtor i madh dhe i zellshëm dhe në çdo kohë në shërbim të pacientëve.

“Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë punëtorëve shëndetësor për këtë humbje të madhe”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Gjatë jetës së tij profesionale, të cilën e ushtroi në Klinikën e Anesteziologjisë – QKUK, por për më shumë se dy vite të fundit, me punë të palodhur dhe me përkushtim të madh, u kujdes dhe mjekoi pacientët me Covid-19 në Klinikën Infektive dhe në njësitë tjera, ku gjendeshin pacientët e tillë.

Po ashtu, me zell punoi edhe në njësitë tjera të Klinikës së Anestezologjisë dhe Mjekimit Intensiv në QKUK dhe në Spitalin e Vushtrrisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera