Vdekja në QKUK, mjeku jep detaje rreth operimit: Pacienti ishte në margjinat e jetës
Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 05 January 2023
Një pacient në Klinikën e Kardiokirurgjigjisë ka vdekur, ndonëse mjeku, Kushtrim Shala, operacionin e kishte cilësuar si të suksesshëm.
Pas kësaj, ka pasur reagime të shumta, e njëri ndër to edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, i cili e cilësoi si jokompetent mjekun që kreu intervenimin.
E pas kësaj, me një reagim ka dalë edhe mjeku i cili kreu intervenimin, Kushtrim Shala, i cili tha se Brahimaj reagimin e ka bërë pa kontaktuar me të dhe sipas tij, ky i fundit ka qenë në pushim vjetor.
“Pasi nuk mu dha mundësia që të bëj diskutim në kolegjiume profesionale që rëndom bëhen në çdo qendër të mirëfillt kardiokirurgjike,po ju drejtohem edhe unë mediave në cilësinë e Kardiokirurgut operator dhe njëherit kujdestar në kardiokirurgji me daten 03.01.2023. Për dallim nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Kardiokirurgjisë Rifat Brahimaj i cili pa qenë fare prezent dhe pa patur fare idenë për gjendjen e pacientit në pranim, rrjedhën e trajtimit (operacionit) dhe gjendjen në dalje të operacionit, pa kontaktuar fare me mua si kardiokirurg operator dhe pa kërkuar sqarim për rrjedhjen e operacionit (që ka të drejtë t’a bëj në cilësinë e u.d. drejtorit) thërret mediat dhe u flet per operacionin tim e madje dhe këtë e bënë duke qenë në pushim vjetor”, ka shkruar ai.
Brahimaj dha edhe detaje në lidhje me gjendjen e pacientit, duke thënë se e ka parë atë dhe ka vendosur indikaconin për operim emergjent.
“Diseksioni akut aortik paraqet emergjencë kariokirurgjike dhe është jashtzakonisht vdekjeprurës nese nuk diagnostikohet dhe trajtohet me kohë. Përafersisht 20% e pacienteve me diseksion te aortes vdesin para se të arrijnë në spital. Vdekshmëria për diseksion akut të aortës të patrajtuar arrin 50% në 24 orët e para. Nëse diseksioni shoqërohet me rupture të aortës (siç ka qenë rasti me pacientin ne fjalë) vdekshmëria shkon deri ne 90% në orët e para”, u shpreh ai.
Shala përmes shkrimit të tij në Facebook tha se pacienti ishte në margjinat e jetës.
“Pas thirrjes për konsultë urgjente nga Kardiologjia, e kam parë pacientin dhe kam vendosur indikaconin për operim emergjent. Pacienti ishte në margjinat e jetës. Ishte në iskemi të të gjitha organeve të trupit, me paralizë të extremiteteve të majta, shok kardiogjen, hypotension (për shkak të tamponadës).Diseksioni i aortes (çarja) kishte përfshirë aortën në tërë gjatësinë e saj (deri në bifurkacion) edhe enët supraaortike (te dy Arteriet karotide dhe dy arteriet subclavia), si dhe arteriet viscerale”, tha ai.
Ai është shprehur se familjarëve u janë sqaruar të gjithë detajet në lidhje me gjendjen e pacientit.
“Famijareve u janë sqaruar të gjitha detajet lidhur me gjendjen e tij dhe arsyeshmërinë e intervenimit kirurgjik. Të cilët kanë juridikisht kanë pranuar, që të kryhet intervenimi. Pas përgatitjes për operim kam kërkuar asistencë nga mjeku në gadishmeri dr.Endrit Shala, i cili i është përgjigjur thirrjes menjëherë. Pacienti në shok kardiogjen i është nënshtruar indukimit të anestezionit”.
“Kemi filluar operimin. Pas kanulimit aksillar te djathtë (right upper brachial) është bërë hapja e krahërorit ku kemi gjetur tamponadë dhe rupturë të Aortes ascendente (aortic root). Meqë paraprakisht pacienti ishte kanuluar për qarkullim jashtëtrupor (CPB), në këto momente nuk kishte fare rrezik jetë për pacientin përkundër ruptures prezente.Muri i aortës ishte komplet i çarë dhe çarja (tear) kishte ndodhur mu në rrënjë të aortës, mes ostiumit koronar të majtë dhe atij të djathtë. Por që valvula aortale ishte e shëndoshë pa lezione, por me regurgitim masiv, ashtu siç ndodh në pacientët e tillë pothujse çdo herë”, thuhet në reagimin e tij.
Shala tha se kirurgu operon pacientin dhe atë e le nën përkujdesjen e ekipës kujdestare.
“Pacienti ka qenë i monitoruar nga anesteziologu dhe për çfarëdo eventualiteti kirurgjik emergjent, përgjegjës ka qenë kardiokirurgu kujdestar, i cili me gjasë nuk e ka parë të arsyeshme revizionin e pacientit. Sepse kirurgu operon pacientin dhe atë e le nën përkujdesjen e ekipës kujdestare, sepse pas një kujdestarie 24 orëshe në këmbë (si mjek I vetëm në klinikë) dhe me një operacion emergjent me kohëzgjatje disa orëshe gjatë gjithë natës nuk mund të pritet që vazhdoj akoma ne klinikë ta përcjell pacientin.Rastet e tilla të vdekjeve brenda spitalore kërkoj që të bëhet autopsia për të parë arsyen e vdekjes”, tha ai.
Tutje, ai është shprehur se menaxhmenti i Kardiokirurgji ose duhet të shkarkohet dhe të hetohet rrënjësisht.
“Menaxhmenti në Kardiokirurgji ose duhet të shkarkohet dhe të hetohet rrënjësisht që tani ose të gjithë ne të tjerët do të shkaterrohemi”, u shpreh tutje ai.
Të tjera
-
Senati e konfirmon të nominuarin e Presidentit Trump John Ratcliffe në krye të CIA
John Ratcliffe është konfirmuar si drejtori i ri i Agjencisë Qendrore të Inte...
-
Lumiri Abdixhiku “thumboj” Vjosa Osmanin për tubimin në Prishtinë, mirëpo pamjet nga “Gjergj Fishta” e tregojnë të vërtetën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka bërë një kra...
-
Hamza premton: Nëse pagat për 50%, e pensionet për 70% s’i rris brenda vitit të parë, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Ulpiana e Memli Krasniqit radhitet përkrah PDK–së: Jemi bashkë për një Kosovë ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, zhvilloi një takim...
-
Hamza: 150 milionë euro të destinuara për rrugën drejt Pejës kanë humbur dhe nuk janë shfrytëzuar
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, gjatë intervistës në emision...
-
Dumoshi falënderon Prishtinën: Kjo është mbështetja madhështore e qytetit të vjetër
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka publikuar fotog...
-
Dervishaj: Edhe Drenasi mundet 77 herë “Ma mirë”
Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza: Sa herë kam qenë në pozitë i kam rritur pagat, i rris prapë për 50%
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin "Pressi...
-
Rrezarta Krasniqi: 350 mijë euro u shpenzuan për lluks dhe “tallava” në “Davos”, ndërkohë Kosova nuk siguroi asnjë njohje të re
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas...
-
Hamza për ndërtimin e termocentralit me gaz amerikan: Kemi hupur shumë kohë si Kosovë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Pamje të rënda: Veterani i UÇK-së pëson aksident derisa ishte LIVE në facebook
Veterani i njohur i UÇK-së, Muhamed Kuka, ka pësuar aksident trafiku. Kuka i...