Lajme

Vazhdon të rritet numri i veteranëve, u shpenzuan mbi 57 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 13 October 2018

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se gjatë muajit të fundit janë paguar pensionet e mbi 38 mijë veteranëve. Nga janari e deri në shtator të këtij viti numri i veteranëve është rritur për 1400, përderisa për pensionet e tyre vetëm për nëntë muaj janë shpenzuar mbi 57 milionë euro.

As hetimet e Prokurorisë së Shtetit, madje as ngritjet e aktakuzave nga këta të fundit nuk po e ndalin “valën” e madhe të veteranëve, që përfitojnë financiarisht nga buxheti i shtetit, shkruan gazeta “Zëri”.

Muajin e kaluar (shtator) numri i veteranëve që kanë përfituar pensione ka arritur në 38.184, duke u rritur për rreth 1400 vetë brenda një periudhë nëntëmujore, përkatësisht nga janari në shtator 2018.

-Advertisement-

Vetëm për këtë periudhë kohore, janar –shtator 2018, mbi 57 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti për pensionet e veteranëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera