Lajme

Vazhdon seanca ndaj Pjetër Shalës

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 02 May 2023

Gjatë ditës së sotme në Hagë do të vazhdojë seanca ndaj Pjetër Shalës.

Seanca pritet të fillojë nga ora 09:30.

Pjetër Shala po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021.

-Advertisement-

Sipas Speciales, “Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera