Lajme

Vazhdon rritja e çmimeve edhe këtë vit, këto janë produktet që u shtrenjtuan

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 04 January 2023

Shtrenjtimi i produkteve ka vazhduar edhe në fillim të këtij viti. Nga 31 dhjetori i vitit 2022 deri më 2 janar të vitit 2022, çmimet e produkteve kanë lëvizur, raporton Express.

Lëvizja e çmimeve vërehet edhe në një tabelë që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës, në faqen zyrtare.

Aty figuron se janë shtrenjtuar kafja e bluar, çaji, detergjenti për rroba e shamponi për flokë. Çaji është shtrenjtuar për 67 centë.

-Advertisement-

Shtrenjtimi i produkteve ka vazhduar edhe më 3 janar. Sipas tabelës së ASK’së, janë shtrenjtuar mishi i gjedhit, mishi i bardhë, jogurti, ajka, vezët, patatet, sheqeri, çaji, kripa e kuzhinës, uju natyral pa gaz, detergjenti për rroba e shamponi për flokë.

Ndërkohë produktet që janë liruar janë orizi, makaronat, mielli, qumështi, djathi, gjiza, vaji, fasulja, të cilat janë liruar prej 1 deri në 4 centë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera