Lajme

Vazhdojnë sulmet ruse në Ukrainën lindore

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 25 April 2022

Guvernatori i rajonit lindor të Luhanskut, Serhiy Haidai, ka dhënë detaje rreth dëmeve që janë shkaktuar nga bombardimet e Rusisë.

Ai ka thënë se ata pësuan sulme nga rusët edhe derisa ishin duke i festuar Pashkët Ortodokse.

Në Telegram, ai tha se tre ndërtesa të larta dhe katër shtëpi u shkatërruan, së bashku me shumë automjete, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Haidai shtoi se trupat ruse bombarduan një rafineri nafte në Lysychansk për herë të tretë.

Ndërkohë, ai tha se njerëzit u shpëtuan nga rrënojat e ndërtesave të rrëzuara, ose u bllokuan në makina të shtypura nën rrënoja, shkruan Skynews.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera