Lajme

Vasfije Krasniqi hapë kuletën, dhuron një shumë të konsiderueshme të parave për Fondin e Sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 02 March 2022

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, i është bashkuar iniciativës për ta ndihmuar Fondin e Sigurisë, të cilin e themeloi Qeveria e Kosovës të martën mbrëma, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se për Fondin e Ushtrisë së Kosovës ka dhuruar 1 mijë e 346 euro e 75 cent.

Ndryshe, tashmë është hapur edhe xhirollogaria nga Ministria e Financave, ku qytetarët mund të kontribuojnë për Fondin e Sigurinë që do të shërbejë për forcimin e Ushtrisë së Kosovës./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera