Sport

Van Gaal: Nuk drejtoj Dortmundin, s’kam kohë për ta bërë klub të madh

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 14 December 2017

Louis Van Gal nuk ka marrë parasysh asnjë mundësi stërvitjeje të ndonjë ekipi futbolli, që kur u largua nga Manchester United në sezonin 2014-2015.

Që atëherë, holandezi ka qenë i kontaktuar nga shumë klube, por nuk ka gjetur asnjë ofertë, që do ta kënaqte. Ish-trajneri i Ajax, Barcelona dhe Bayern Munich, si dhe i kombëtares holandeze, foli për “Fox Sport” mbi propozimin që mbërriti tek ai nga Bayer Leverkusen, një ofertë e refuzuar: “Kam pasur një ofertë nga Bayer Leverkusen, i cili është një klub që më përshtatej mua, me shumë talentë të rinj”. Megjithatë, ai nuk pranoi ta drejtojë ekipin gjerman. Por, pasi u pyet në lidhje me idenë e trajnimit të Borussia Dortmund, holandezi tha: “Mendoj se Dortmundi nuk është i krahasueshëm me Bayern Munich. Sot trajnerëve nuk u lihet shumë kohë, as unë nuk kam kohë, kështu që nuk mund të transformoj mjaftueshëm një ekip të vogël në një klub të madh”.

-Advertisement-

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy