Sport

Vajzat kuqezi shkëlqejnë në fushë, mposhtin Qipron – qëndrojnë në Ligën B

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 28 October 2025

Kombëtarja shqiptare e vajzave shkëlqen në fushën e lojës dhe siguron qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League. Skuadra e drejtuar nga Armir Grima fitoi pastër në ndeshjen e kthimit të playout-it ndaj Qipros me rezultatin 3-0 në sfidën e zhvilluar në ‘Air Albania Stadium’

Ndryshe nga sfida e parë ku u vendosën në vështirësi në minutat e para, këtë radhë vajzat kuqezi e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe dominuan  që në fillimin e ndeshjes dhe në minutën e 16 ato shënuan edhe golin e avantazhit me Krasniqin pas një asisti të Megi Doçit për të çuar rezultatin 1-0.

Pas 13 minutash, Megi Doci pati një shans për të shënuar golin e dytë, por u ndal nga portierja qipriote që e devijoi atë në goditje këndi. Megjithatë në minutën e 38 Komnbëtarja shqiptare  arriti të dyfishojë shifrat me Begallon, që shfrytëzoi në maksimum krosimin e Megi Docit dhe me avantazhin 2-0 të vajzave kuqezi u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.

-Advertisement-

Dominimi I Kombëtares shqiptare vijoi edhe në pjesën e dytë dhe në minutën e 66 ishte pikërisht Megi Doci që vulosi fitoren 3-0 të Kombëtares nme 11 metërsh për të kompletuar ndeshjen perfekte të saj me 1 gol dhe dy assist.

Rezultati mund të ishte akoma më I thellë pasi skuadra e Armir Grimës krijoi edhe shanse të tjera shënimi, por në fund ndeshja u mbyll 3-0 për Kombëtaren shqiptare që edhe edicionin e ardhshëm të Nations League do të jetë në Ligën B.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy