Vaji i rigonit/ Vlerat dhe përfitimet e armikut të infeksioneve
Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 15 February 2021
Vaji esencial i rigonit është i larmishëm në vlera shëndetsore. Ai është efikas kundër virozave, baktereve, mykut dhe parazitëve. Vaji është i pasur me antioksidantë dhe lufton inflamacionin, përmirëson tretjen dhe zbut alergjitë.
Ky vaj shërben si disinfektant. Vlerat e tij u zbuluan për herë të parë në Greqinë e lashtë, banorët e të cilës e përdornin për të trajtuar infeksionet e plagëve ose lëkurës në përgjithësi apo edhe mbrojtur ushqimet nga bakteret. Rigoni është një bimë që rritet nëpër shpatet e larta dhe emri i saj njihet ndryshe si Kënaqësia e Malit.
Vaji esencial i rigonit ofron vlera të tjera mjekësore. Vaji i rigonit përdoret në tre mënyra: në terapitë aromatike, në aplikimet në lëkurë ose nëpërmjet një vaji tjetër bartësi siç është vaji i arrës së kokosit dhe së fundmi si një suplement ushqimor duke e tretur në mjaltë ose një pije tjetër jo me bazë qumështi.
Vlerat dhe përfitimet
Rrugët e frymëmarrjes
Vaji esencial i rigonit ndihmon në eliminimin e mukusit të padëshiruar në rrugët e frymëmarrjes dhe sinozitit. Ai është një balsam qetësues për mushkëritë dhe fytin dhe stimulon kollën pastruese. Si rrjedhojë, ky vaj parandalon dhe trajton simptomat e problemeve në rrugët e frymëmarrjes.
Lufton inflamacionin
Ky vaj bën mirë dhe ndihmon në trajtimin e inflamacionit të brendshëm dhe të jashtëm që shkaktohet për arsye të ndryshme. Nëse e aplikoni në lëkurë, ky vaj pakëson skuqjet dhe irritimet, si dhe largon dhimbjet që shoqërojnë artritin ose të shkaktuara nga lëndime të ndryshme.
Kundër baktereve
Ky vaj ju mbron kundër virozave por edhe baktereve. Ai ju pajis me një mburojë të mirëfilltë kundër disa baktereve që shkaktojnë sëmundje si infeksionet në zorrën e trashë dhe në traktin urinar, por edhe tiroidet, kolera, infeksionet në lëkurë dhe helmimi nga ushqimi.
Kundër mykut
Viruset, bakteret, myku janë përgjegjës për sëmundjet infektive dhe të transmetueshme. Myku është përgjegjës për disa sëmundje fatale që shkatërrojnë organizmin nga jashtë dhe brenda.
Kundër virozave
Vaji esencial i rigonit ofron mbrojtje kundër virozave, duke forcuar sistemin imunitar dhe kundërpërgjigjet e tij ndaj të ftohtit, shytave, fruthit dhe lisë.
Kundër alergjive
Ky është një aspekt tjetër i dobishëm i vajit esencial të rigonit. Alergjitë janë një reagim i ndezur i organizmit ndaj stimujve të jashtëm. Ky vaj që ka rol qetësues, zbut ndjeshmërinë e lartë dhe pakëson simptomat alergjike.
Përgatiteni Vajin e Rigonit Në Shtëpi
Ju nevojiten
Dy filxhanë të mbushur plot me gjethe rigoni. 1 filxhan me vaji ulliri ekstra të virgjër. Kavanoz qelqi me kapak.
Përgatitja
Lajeni rigonin me ujë të bollshëm dhe më pas thajeni. Gjethet hidhini në kavanozin e qelqit dhe ngjeshini në pjesën fundore që të çlirojnë sa më shumë vaj esencial. Hidhni vajin e ullirit sipër tyre dhe përziejini. Ngroheni atë në mikrovalë ose në një enë. Pas hedhjes së vajit të ullirit në kavanoz, mbylleni kapakun dhe lëreni mënjanë për një deri në dy javë. Mbajeni kavanozin në një vend të freskët dhe të errët. Tundeni atë rregullisht. Me kalimin e ditëve, lëngu do të marrë një ngjyrë të ndezur të kafenjtë. Më pas kullojeni dhe ruajeni vajin në kavanoz qelqi në frigorifer. Vaji i rigonit lufton inflamacionin dhe është i pasur me antioksidantë gjë që e bën një thesar të vërtetë për sistemin imunitar.
Të tjera
-
Votimi me postë, Ambasada e Kosovës në ShBA publikon udhëzuesin me hapat që duhet ndjekur për ta dërguar fletëvotimin
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar udhëzuesin...
-
Ambasada e ShBA-së mirëpret nisjen e fushatës zgjedhore në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...
-
Hamza viziton Kooperativën Bujqësore “Krusha”, premton mbështetje
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Prokuroria e Ferizajt gjatë vitit 2024 ngriti 231 aktakuza për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2024 ka pranuar 275 kallëzime pe...
-
Dridhet Japonia – tërmet me magnitudë 6.6
Një tërmet me magnitudë 6.6 ka tronditur ishullin Kyushu në Japoninë jugperën...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...
-
Rrezarta Krasniqi e bindur: 500 mijë vota për Vetëvendosjen është një ëndërr e parealizueshme
“Ëndërr të parealizueshme” e konsideron deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi...
-
“Përmes Klinës drejt një Kosove më të fuqishme”- Dervishaj publikon momente të jashtëzakonshme nga Klina
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosov...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë
Ekipi i prokurorëve në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, Has...
-
BE ofron 140 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën
Komisioni Evropian njoftoi sot një paketë të re të ndihmës humanitare me vler...
-
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një gruaje, dyshohet për vjedhje
Policia e Kosovës, konkretisht njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra...