Lajme

Rrezarta Krasniqi e bindur: 500 mijë vota për Vetëvendosjen është një ëndërr e parealizueshme

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 13 January 2025

“Ëndërr të parealizueshme” e konsideron deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, synimin e Lëvizjes Vetëvendosje që t’i marrë 500 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Krasniqi ka deklaruar se Vetëvendosja e ka rrënuar veten me skandalet e shumta korruptive.

“Ajo është një ëndërr e parealizueshme e kryeministrit Kurti. Këta e kanë rrëzuar veten e vet, sepse unë këtu e kam një listë me aferat korruptive të 4-vjeçarit të qeverisjes së tij duke ia nisë prej Martin Berishës, Nagip Krasniqit, afera “Zdravo”, rezervat shtetërore, ambalazhuesit e ujit, tenderat njëburimorë ku për herë të parë janë dhënë 2 mijë e 123 tendera njëburimorë, përgjimi i Rilind Gërvallës në RTK, kompania “Bageri” e cila pranon fajësinë për mashtrimin në procedurat e prokurimit, sanksionet ku Kosova për herë të parë ka sanksione nga Bashkimi Evropian e shumë e shumë ligje të tjera antikushtetuese, afera e drogës ekstazi, djegia për herë të dytë e mjekësisë ligjore. Të gjitha këto afera dhe me prit me marrë qaq vota, ajo është një ëndërr e parealizueshme e kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, ka deklaruar Krasniqi.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera