Lajme

Ushtria amerikane rrëzon një tjetër objekt fluturues mbi liqenin Huron

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 12 February 2023

SHBA ka rrëzuar një tjetër objekt fluturues të paidentifikuar, këtë herë mbi liqenin Huron pranë kufirit kanadez, në atë që është incidenti i katërt i tillë këtë muaj.Ai u rrëzua nga pilotët e Forcave Ajrore dhe Gardës Kombëtare të dielën, tha kongresmenja e Miçiganit Elissa Slotkin.

“Punë e madhe nga të gjithë ata që e kryen këtë mision”, tha ajo.

Washingtoni ka qenë në gatishmëri të lartë që kur ushtria e tij shkatërroi një balonë të dyshuar spiune kineze më 4 shkurt.

-Advertisement-

Incidenti i së dielës është hera e tretë në po aq ditë që një objekt i paidentifikuar në lartësi të madhe është rrëzuar nga avionët luftarakë amerikanë.Të premten, presidenti Joe Biden, urdhëroi që një objekt të rrëzohej mbi Alaskë. Dhe të shtunën një objekt u qëllua mbi Yukon në veri-perëndim të Kanadasë.

Si SHBA ashtu edhe Kanadaja po punojnë për të rikuperuar mbetjet e objekteve. Kërkimi në Alaskë, megjithatë, është penguar nga kushtet e Arktikut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera