Lajme

Ushtarët e FSK-së stërviten së bashku me ata të Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 21 October 2022

Trupat e forcave tokësore të Kosovës po stërviten së bashku me trupat e forcave tokësore të Shqipërisë nga instruktorët e Brigadës Amerikane të Asistencës së Forcave të Sigurisë, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka publikuar edhe disa fotografi nga këto stërvitje.

“Regjimenti i parë i Këmbësorisë së Forcave tona Tokësore është duke realizuar trajnimin në Republikën e Shqipërisë me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe Brigadën e Asistencës së Forcave të Sigurisë (SFAB) të SHBA-së.

-Advertisement-

Brigadat e Asistencës së Forcave të Sigurisë (SFAB) të SHBA-së janë njësi të specializuara me misionin kryesor për të kryer stërvitje, këshillim, ndihmë, mundësim dhe shoqërim të operacioneve me vendet aleate dhe partnere”, ka shkruar Mehaj karahas fotografive të publikuara.

Derisa ka njoftuar se kjo stërvitje ka për qëllim aftësimin në nivel taktik dhe operacional të trupave me qëllim të përgatitjes për validim të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera