Ekonomi

Urdhëri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 18 projekte aktive

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 05 February 2025

Instituti GAP ka bërë të ditur se me urdhrin e presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj për 90 ditë, në Kosovë i ndikon rreth 18 projekte aktive të financuara nga USAID.

GAP në një postim në Facebook shkruan se këto projekte japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit, ndërsa po ashtu tregon se për cilat projekte bëhet fjalë.

“Urdhri i Presidentit të SHBA për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj për 90 ditë, në Kosovë i ndikon rreth 17 projekte aktive të financuara nga USAID që japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit. Disa prej tyre kanë filluar që para pandemisë dhe shumica prej tyre zbatohen nga kompani amerikane e disa më të vogla nga organizata vendore. Përfituesit kryesorë përfshijnë institucione publike si komunat, ministritë, agjencitë e pavarura, universitetet, gjykatat, e po ashtu mediat, sektorin privat dhe organizatat e shoqërisë civile”, shkruan GAP.

-Advertisement-

Ndryshe, ditë më parë Administrata e presidentit, Donald Trump ka pezulluar për tre muaj pothuajse të gjitha ndihmat e huaja, ndërsa autoritetet amerikane po verifikojnë se cilat nga këto ndihma i përshtaten politikës së presidentit “Amerika e para”.

Shtetet e Bashkuara kanë ndarë pothuajse 70 miliardë dollarë ndihma të huaja gjatë vitit fiskal 2023, shumica përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID.

Trump bllokoi shumicën e këtyre ndihmave në përpjekje për të verifikuar nëse ato i përshtaten politikës së tij, “Amerika e Para”. Urdhri presidencial ndalon përkohësisht ndihmat për 90 ditë derisa kryhet rishikimi.

Lidhur me ndihmën e USAID-it në Ballkanin Perëndimor, ka reaguar edhe Richard Grenell, i cili zyrtarisht ka marrë detyrën e emisarit për misione të posaçme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është ndal edhe një herë të shpenzimet që bën USAID, në Ballkanin Perëndimor, për të cilat kanë thënë se janë alarmante.

Ai ka shkruar në X, se amerikanët e palodhur paguajnë taksa, kurse politikanët në Uashington DC i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur.

Sipas tij, miliarda dollarë u janë dhënë OJQ-ve të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vende të tjera. Ja një fragment nga USAID.

“Shpenzimet e USAID-it në Ballkanin Perëndimor (2020-24). Kosovë: 537 milionë dollarë, Bosnja: 402 milionë dollarë, Maqedonia veriore: 290 milionë dollarë, Serbia: 209 milionë dollarë, Shqipëria: 189 milionë dollarë, Mali i Zi: 77 milionë dollarë. Totali i ËB6: 1.7 miliardë dollarë.

Rreth 60 punonjës të lartë të USAID u vendosën në pushim javën e kaluar nën akuzat se po tentonin të shmangnin një urdhër ekzekutiv të Trumpit që pezullon ndihmën e huaj për 90 ditë, duke çuar në konfuzion të gjerë dhe mbyllje të disa programeve të agjencisë.

Ky zhvillim vjen pas një urdhri ekzekutiv të Trump, i cili nisi pezullimin e të gjithë ndihmës së huaj për 90 ditë menjëherë pas betimit të tij muajin e kaluar.

Kjo ka shkaktuar një valë reagimesh dhe ndërprerje të punës për shumë punonjës të USAID.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy