Sport

United gati të paguajë 100 milionë euro për Sancho

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 29 October 2019

Manchester United janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për sulmuesin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Futbollisti anglez është i kërkuar nga klubi anglez për një kohë të gjatë, mirëpo gjiganti gjerman ka kërkuar 100 milionë euro.

Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë këtë vlerë, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Për Dortmundin kjo gjë do të ishte perfekte, pasi e kanë blerë futbollistin anglezi nga City para disa viteve për 8 milionë euro dhe ai është duke i impresionuar të gjithë pasi ka shënuar 18 gola dhe ka pasur 30 asistime në 68 paraqitje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera