Lajme

Ulje e rasteve me COVID-19, Spitali i Gjilanit rikthen në punë 4 reparte

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 21 September 2021

Ulja e vazhdueshme e numrit të rasteve të spitalizuara me COVID-19, në Spitalin e përgjithshëm të Gjilanit, ka bërë që menaxhmenti i këtij spitali të  rikthej në punë disa reparte, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Në këtë njoftim thuhet se normalitetit i janë kthyer Reparti i  Kirurgjisë, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe njëri pavion i Repartit të Internos.

-Advertisement-

“Paraprakisht është bërë  pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha hapësirave të  këtyre reparteve, tashmë janë vendosur pacientët sipas patologjive përkatëse”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera