Lajme

Ukrainë: Deputeti dërgon në parlament rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 06 August 2022

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka bërë të ditur se ka dorëzuar një rezolutë në parlamentin ukrainas, ku bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Goncharenko me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se shpreson që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës së më shpejtë që të jetë e mundur.

“Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë që njeh pavarësinë e Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Goncharenko në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera