Ukraina sulmon me sukses bazat ajrore ruse në Luhansk dhe Zaporizhja

Autori: Gazeta inFokus
10:19 | 17 October 2023
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha ditën e sotme ka kryer sulme me raketa dhe ka shkatërruar dy helikopterë rusë, një depo municionesh dhe artileri.
Megjithatë, ushtria nuk dha detaje se në cilën zonë kanë ndodhur sulmet raketore. Qendra për komunikime strategjike e forcave të armatosura të Ukrainës tha në Telegram se forcat ukrainase më 17 tetor kanë kryer sulme të suksesshme ndaj helikopterëve rusë dhe pajisje të tjera në një bazë ajrore afër qytetit të pushtuar të Luhanskut në rajonin lindor të Donjeckut, por edhe në Berdjanska, në rajonin jugor të Zaporizhjës.
Megjithatë, zyrtari i instaluar nga Moska në pjesën e pushtuar të Zaporizhjës, Vladimir Rogov, tha se raketat ukrainase janë shkatërruar. Një ditë më herët, zyrtarët ushtarakë ukrainas raportuan se gjatë kësaj jave ushtria ukrainase ka shkatërruar tre avionë luftarakë rusë Su-25 në rajonin e Donjeckut.
Sipas të dhënave të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës shkurtin e kaluar, Moska ka humbur 318 avionë dhe 317 helikopterë gjatë luftimeve. Moska nuk raporton për humbjet sa i përket pajisjeve ushtarake gjatë luftës në Ukrainë. /REL

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas koh...
-
Lekaj: Kurti i ka ofruar Limajt një ministri e zëvendësministra, por jo Kryeparlamentarin
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se 100 për qind, kreu i VV-së, Albi...
-
Raportohet për zjarr*vënie të qëllimshme në një kuti postare në një ndërtesë në Prishtinë
Raportohet se qytetarët kanë njoftuar dhe publikuar një video per nje zjarrve...
-
Osmani: Nuk e humbim kurrë shpresën për anëtarësim në BE
Për median finlandeze “Yle”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se e...
-
Komuna e Prishtinës: Ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës nuk janë ndaluar
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur sot se ekskursionet dhe mbrëmjet e m...
-
Osmani: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është realitet i pakthyeshëm
Gjatë një vizite zyrtare në Finlandë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vj...
-
Shtrenjtimi i rrymës rëndon bizneset
Rritja e tarifave të energjisë elektrike do të sjellë sfida të mëdha për bizn...
-
Kurti: Papa, shembull i përulësisë dhe humanizmit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përcolli mesazhin...
-
Ibrahimi: Komunat investuan 240 milionë euro – operuan shumë më mirë se qeveria
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ...
-
“Humbja e provave të Astrit Dehahrit, ka ndodhur kur Albulena ka qenë në krye të ministrisë”- Blerta Deliu e kritikon fuqishëm Albulena Haxhiun
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar fuqish...
-
47-vjeçari nga Shtimja e gjen një portofol në rrugë, bashkë me policinë ia dorëzojnë pronares
Një 47-vjeçar nga Shtimja, Xh. Rexhaj, ka dorëzuar në stacionin policor në Sh...
-
Bllokada në Kuvend rrezikon funksionimin e shtetit dhe humbjen e fondeve nga BE-ja
Ngërçi institucional, i krijuar nga mospërmbyllja e procesit të konstituimit ...