Lajme

Ukraina furnizohet me armatime nga ky shtet i NATO-s

Autori: Ermirë Berisha 17:05 | 02 March 2022

Shteti i Italisë është përgatitur të furnizojë Ukrainën me armë, raketa dhe ushqim, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka bërë të ditur se ka filluar misioni ushtarak për të mbështetur ukrainasit duke i furnizuar me mallra të ndryshme.

Armatimet të cilat janë miratuar nga qeveria Italiane, janë raketa, mortaja, predha, mitraloza të lehtë dhe të rëndë, mjete komunikimi, si dhe pajisje të ndryshme logjistike.

-Advertisement-

E për shpërndarjen e tyre do të kujdeset NATO, duke filluar të transportojnë në rrugët ajrore dhe kufi, pastaj do të jenë në dispozicion të Kievit në rrugë tokësore./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera