Lajme

Ukraina e demanton Rusinë për bisedimet e paqes

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 18 March 2022

Negociatori rus, Vladimir Medinsky ka thënë më herët se Moska dhe Kievi janë “në gjysmë të rrugës” për të rënë dakord për çështjen e çmilitarizimit të Ukrainës dhe pikëpamjet e tyre janë më të lidhura me neutralitetin e Ukrainës dhe heqjen dorë nga bashkimi me NATO-n.

Por këtë e ka demantuar negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak, i cili përmes një postimi në Twitter, ka thënë se qëndrimet e shtetit që ai përfaqëson nuk kanë ndryshuar në raport me Rusinë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Podolyak thotë që Rusia po përpiqet që të “provokojë tensione në media” dhe thotë që pozicioni i Ukrainës mbetet i pandryshuar sa i përket negociatave me Rusinë.

-Advertisement-

“Armëpushimi, tërheqja e trupave dhe garancitë e forta të sigurisë me formula konkrete mbeten kërkesat tona”, ka shkruar Podolyak në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera