Lajme

Ugljanin: Minoritetet në Serbi trajtohen në mënyrë katastrofale

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 22 June 2017

Kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Sulejman Ugljanin, vlerësoi se mënyra se si Qeveria në Serbi trajton pakicat është katastrofale dhe paraqet rrezik për pakicat, por edhe për të ardhmen e këtij vendi, njoftojnë mediet serbe.

Në një takim me OJQ dhe mediet, në Novi Pazar të ftuar për iftar, kryetari Uglanin deklaroi se shembulli më i mirë për konstatimin e tij lidhur me të drejtat e pakicave në Serbi në kuadër të kapitullit 23 në bisedimet e Serbisë në Bruksel.

Sulejman Ugljanin shtoi se ai dokument, ku përfshihet plani operativ, nuk po zbatohet dhe nuk përmenden askund pakicat në raportimet që bëhen në Bruksel.

-Advertisement-

Ndër të tjera, sikundër njoftohet në mediet serbe, Këshilli Kombëtar Boshnjak, si dhe këshillat e pakicave tjera angazhohen për ndryshimin ligjit për pakicat, në mënyrë që të përpilohet një ligj ku do të trajtoheshin më drejtë të drejtat e pakicave në Serbi.

“Por as për këtë nismë në qeverinë e Serbisë nuk ka mirëkuptim, ish radikalë, program i të cilëve theksohen se në Serbi nuk ka pakica”, deklaroi kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Sulejman Ugljanin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera