UEFA konfirmon lajmin e madh për stadiumin e Prishtinës
Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 27 August 2018
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ia ka dhënë një lajm të madh Kosovës.
Në fakt shtëpia e futbolli evropian e ka konfirmuar ekskluzivisht për gazetën “Zëri” se Përfaqësuesja e Kosovës do ta hapë kampanjën e Ligës së Kombeve në stadiumin e renovuar “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Ditë më parë u vu në pikëpyetje një gjë e tillë pasi Ministria e Sportit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) e ndaluan zhvillimin e ndeshjes kampionale ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit me arsyetimin se nuk ishte bërë pranimi teknik i stadiumit, ndërkohë që ditë më parë ishte lejuar zhvillimi i ndeshjes tjetër, Drita – Prishtina, e vlefshme për Superkupën e Kosovës.
Sidoqoftë, MKRS-ja pas pak ditësh kishte dalë me një sqarim, duke nënvizuar se Bardhekaltrit do t’i zhvillojnë ndeshjet e ardhshme të Superligës në “folenë” e tyre, e cila u mungon qe më shumë se dy vjet.
Tash kur kanë mbetur diçka më pak se dy javë para fillimit të Ligës së Kombeve është vënë në dyshim edhe zhvillimi i ndeshjes ndërkombëtare të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Ishujve Faro, e paraparë të zhvillohet më 10 shtator.
Mirëpo institucioni më i lartë i futbollit evropian ka zbuluar për “Zërin” se stadiumi “Fadil Vokrri” do ta marrë licencën për zhvillimin e ndeshjeve të rëndësisë së tillë dhe se që nga shtatori Kosova do të mundë t’i luajë takimet në shtëpi të vet, pasi luajti gjatë tërë kampanjës kualifikuese të Botërorit 2018 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër në mungesë të stadiumit.
“Ne mund t’ju konfirmojmë se stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë është i përshtatshëm dhe atij do t’i lejohet organizimi (pritja) i ndeshjes së Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faro, që është paraparë të zhvillohet më 10 shtator”, i ka thënë UEFA gazetës “Zëri”.
Pa dyshim ky lajm do ta çlirojë krejt Kosovën pasi gjatë ndeshjes hapëse të stadiumit në Superkupën e Kosovës ishin vërejtur disa mangësi dhe ishin hedhur fishekzjarrë nga ana e tifozëve gjilanas në sy të inspektorëve të UEFA-s, të cilët ishin prezentë në stadium. Sidoqoftë, me rregullimin e disa detajeve stadiumi i kryeqytetit do të jetë i gatshëm për ta pritur ndeshjen e shumëpritur me Ishujt Faro dhe ai pritet të jetë i stërmbushur pasi populli ynë është i etur për ta shikuar dhe për ta mbështetur Përfaqësuesen e Kosovës duke luajtur në shtëpi.
Skuadra e trajnerit Bernard Challandes do ta nisë eksperiencën në Ligën e Kombeve më 7 shtator në ndeshjen që do ta zhvillojë me Azerbajxhanin në udhëtim, derisa pas tri ditësh Përfaqësuesja do të zbarkojë në Prishtinë, ku i pret Ishujt Faro.
Kosova gjendet në Grupin 3 të Ligës D, respektivisht të katërt, ku krahas Ishujve Faro dhe Azerbajxhanit e ka në grup edhe Maltën, me të cilën do të ketë punë në muajin tetor.
Të tjera
-
Plag*osja e tre personave në Pejë, arrestohet një i dyshuar
Një person është arrestuar lidhur me plagosjen e tre personave që ndodhi mbrë...
-
Nga rivale, në mbështetëse/ Nikki Haley konfirmon votën për Donald Trump
Në muajin mars, Nikki Haley njoftoi se po tërhiqej nga gara presidenciale për...
-
Konfiskimi i pasurive të oligarkut rus për të financuar Ukrainën ndeshet me sfida ligjore dhe financiare
Kur një super jaht me vlerë prej 230 milionë dollarë mbërriti në portin Evere...
-
Në OKB, sot votohet për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot në orën ...
-
Zyrtarë të BE-së sot vizitojnë Suharekën
Zyrtarë të Bashkimit Evropian, sot pritet të vizitojnë qytetin e Suharekës. ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhen sot tri komisione të Kuvendit
Sot do të mblidhen tre komisione të ndryshme të Kuvendit të Kosovës. Duke ...
-
Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për dy seanca. Njëra është vazhdimi i...
-
Policia kërkon ndihmë për kapjen e personit që pla*gosi tre persona në Pejë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për të kapur të i cili mbrë...
-
Netanyahut dhe Gallantit do t’i ndalohet hyrja në 124 vende
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Çështjeve Ushtarake t...
-
Rreth 500 intelektualë i kërkojnë Macronit të njohë Palestinën pa vonesa të mëtejshme
Rreth 500 intelektualë dhe figura kulturore franceze lëshuan një thirrje duke...
-
Dy prej të plag*osurve në Pejë hyjnë në operim – ngjarja dyshohet se ndodhi për shit-blerjen e një veture
Tre të plagosurit në Pejë kanë mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të K...