Sport

UEFA e konfirmon një lajm të madh për futbollin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 12 December 2018

UEFA ka publikuar renditjen e ligave të Evropës, ku për vitin e dytë radhazi vlerësohet edhe Superliga e Kosovës.

Kampionati kosovar është ngritur për dy pozita, ku nga vendi i fundit tashmë është në vendin e 53-të.

Superliga ka lënë mbrapa ligën e Andorrës dhe San Marinos.

-Advertisement-

Një kualifikim në Playoff të Ligës së Kampionëve nga një skuadër kosovare do ta ngriste shumë në këtë renditje pasi që kundërshtarët nuk janë shumë të fortë.

Shqipëria është në vendin e 36-të ndërsa Maqedonia në vendin e 34-të në këtë renditje.

Listës i prinë Spanja e ndjekur nga Anglia, Italia, Gjermania dhe Franca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera