U shpall më e suksesshmja në Botë, nxënësja nga Kosova la prapa Serbinë në garën e zhvilluar në Danimarkë
Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 17 April 2022
Një nxënëse nga komuna e Skenderajt, së fundi u bë zë i shumë talentëve kosovarë, me apelin e saj që vendi t’i ndihmojë në arritjen e aspiratave të tyre.
Duke qenë se Altina Salihu, ditë më parë njoftoi se ka arritur t’i tregojë botës për potencialin e të rinjve që ka Kosova, ajo po kërkon mbështetje tutje nga institucionet kosovare.
Salihu për Klankosova.tv, tha se përveç këtij të fundit ku u shpall Nxënësja më e Suksesshme në Botë deri në moshën 17 vjeçare, ka pasur edhe suksese të tjera përgjatë viteve.
”Unë i kam zhvilluar tre gara. Njërën në lëndën e gjeografisë vitin e kaluar, e kemi mbajtur online. Në mesin e 145 shteteve, ku e kam zënë vendin e parë, pastaj në janar të vitit 2022, në garën për drejtësi në Poloni në mesin e 70 shteteve e kam zënë vendin e dytë, ndërkaq në mars të këtij viti është mbajtur gara për bullizëm. Në mesin e 105 shteteve e fitova vendin e parë”.
Nxënësja e klasës së XI-të në drejtimin Shkenca Shoqërore të gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj tregoi tutje për Klankosova.tv se si është përzgjedhur për të qenë pjesë e këtyre garave.
”Garat kanë qenë mes nxënësve të shteteve të ndryshme. Në fillim kemi mësuar në lëndën e gjeografisë me profesor të ndryshëm në grupe. Më pas më njoftuan për garën e gjeografisë. Kam hyrë në test që e kemi mbajtur online. Ka qenë goxha i vështirë”.
Ajo madje me talentin e saj, mundi edhe Serbinë, e cila ishte pjesë e kësaj gare, e cila zhvillohet nga shteti i Danimarkës tash e 10 vjet.
”Në këto gara është dashur që të përgjigjemi gojarisht, domethënë në këto dy garat e fundit, ndërsa vetëm gara e gjeografisë është mbajtur online për shkak të pandemisë. Kemi pasur pyetje të ndryshme, përgjigjet e tyre ishin edhe me alternative”.
”Edhe Serbia ka qenë në gara”.
”Tani e 10 vite në shtetin e Danimarkës po shpalleshin nxënësit më të suksesshëm dhe Kosova tani do të thotë doli e para falë sukseseve te mija botërore ku e quajtën “World Talents”, dhe sipas moshave do të shpallen ku do të jenë prezentë edhe udhëheqës të shteteve tjera”.
Ajo theksoi se për të ishte një nder i madh t’i tregojë botës së Kosova mund të bëj gjëra të veçanta.
”Ishte një ndjenjë dhe një emocion i veçantë pas fitores, të garoja nën ngjyrat e flamurit të Kosovës, ishte krenari dhe privilegj, thjesht duke qenë në gjendje t’i tregojmë botës edhe pse jemi një vend i vogël mund të bëjmë gjera të veçanta, dhe të konkurrojmë në nivel të lartë në platformat më të larta”.
Altina Salihu shtoi se mbështetje për këto gara ka pasur vetëm nga Komuna e Skenderajt, derisa tregoi se ka pasur edhe oferta për bursë studimi nga disa vende.
16 vjeçarja iu bëri thirrje institucioneve që të angazhohen për të rinjtë dhe mos t’i lënë ata që të ikin në vendet e tjera.
”Disa muaj më parë më ofruan bursë në një universitet në Amerikë për të vazhduar studimet në Astronomi. Para disa javësh po ashtu më ofruan bursë në një universitet tjetër në Danimarkë për të vazhduar studimet në Psikologji, në nivelin bachelor si dhe master”.
”Ajo që po mundohem të them është se Kosova jonë e dashur po humb dita-ditës shumë të rinj ambiciozë e që janë çelës i sukseseve të shteteve të zhvilluara perëndimore. Të dashur udhëheqës të vendit tim. Ju lutem më bëni që t’i refuzoj këto oferta. Unë dua të kontribuoj në vendin tim. Aty ku jetojnë prindërit e mi, aty ku kam miq, aty ku kam shokë, ku kam zemrën edhe mendjen. Punoni për popullin, harroni urrejtjen dhe mbi të gjitha harrojini karriget e juaja që po ju mbajnë peng. Në fund, hapini dyert mendjeve të reja që kanë mësuar më mirë se ju ta duan dhe ta ndërtojnë atdheun. Ndaluni dhe mendoni, ne kemi një shpresë, ajo është rinia e cila me anë të vullnetit të mirë sjell përparim”.
Derisa vet kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, e ka mirëpritur reagimin e nxënëses duke e cilësuar të qëlluar.
Nura u shpreh për Klankosova.tv, se do kërkojë tek institucionet kompetente për t’i siguruar përkrahje nxënësve dhe studentëve që i sjellin rezultate suksesi, komunës së Skenderajt e Kosovës.
”Ne si komunë i kemi ofruar përkrahje për garat në fjalë edhe me mjete financiare me aq sa kemi pasur mundësi”.
”Reagimi i saj ka qenë i pavarur dhe me vend. Mendoj që institucionet duhet të bëjnë më shumë që t’i përkrahin nxënësit e studentët ambiciozë të cilët edhe na sjellin suksese”.
”Edhe unë si kryetar do të bëj aq sa kam mundësi. Do ta ngris zërin tek institucionet kompetente që t’iu ndihmohet nxënësve që ju sjellin suksese komunës së Skenderajt dhe Kosovës”.
Të tjera
-
Hovenier: Po kërkojmë nga Kosova veç ta dërgojë në Kushtetuese draftin për Asociacionin – do ta respektojmë vendimin
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për çështjen e anë...
-
Kuvendi nesër me tjetër seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës plenare duke filluar nga...
-
Tërmet në Turqi
Turqia është goditur sot nga një tërmet. Raportohet se fuqia e dridhjes is...
-
Tahiri i PDK-së: Vetëm ushqimi e dallonte darkën me Kurtin dhe punën që zakonisht e bëjmë në Kuvend
Dy orë do të zgjaste takimi mes dy kundërshtarëve politikë, Albin Kurtit e Me...
-
Osmani për rezolutën e Srebrenicës: Mohimi i gjeno*idit nuk do ta hapë kurrë rrugën drejt paqes
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj rezolutës së OKB-së që e ...
-
Katër të dyshuar mashtruan një person, ia morën 90 mijë euro
Policia ka bastisur dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë, pasi d...
-
Vuçiqit iu kërkua ta heqë flamurin serb pasi u mbështoll me të, refuzoi: Askush s’ma merr atë
Gjatë dhe pas votimit të rezolutës për Srebrenicën, presidenti i Serbisë, Ale...
-
LDK: Votimi i rezolutës për gjeno*idin në Srebrenicë në OKB, është vulë për k*imet e Serbisë
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj miratimit të rezolutës për Sreb...
-
Vuçiqi bën filma pasi kaloi rezoluta mbi gjenocidin në Srebrenicë, mbështillet me flamurin serb
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot është munduar që të ofrojë argume...
-
Njihuni me 12 vjeçarin nga Suhareka, i cili kujdeset çdo ditë për dhitë e tij- “Kam shumë qef me i ndihmu familjes”
Në fshatin Duhël të Komunës së Suharekës, jeton 12 vjecari Bislim Graishta, i...
-
Kosova anëtarësohet në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore
Ministrja e Drejtësisë ka bërë të ditur se Kosova është pranuar pranuar në Kë...
-
Miratohet rezoluta, OKB njeh gjeno*idin serb në Srebrenicë
Me 84 vota pro ka kaluar Rezoluta për Srebrenicën në mbledhjen e Asamblesë së...