Lajme

U rrahën mes vete derisa ishin duke prerë dru, arrestohen dy burra në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 09 October 2022

Dy persona janë arrestuar të shtunën në Prizren, përkatësisht në fshatin Velezhë, pasi që ishin rrahur ndërmjet vete pas një mosmarrëveshje derisa ishin duke prerë dru, shkruan Gazeta Infokus.

Policia e Kosovës njofton se njërit prej të dyshuarve i është sekuestruar një pistoletë me 5 fishekë.

Pas trajtimit mjekësor të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Dy meshkuj kosovar janë arrestuar për shkak se ishin rrahur ndërmjet vete pas një mosmarrëveshje derisa ishin duke prerë dru. Nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë me 5 fishekë. Pas trajtimit mjekësor të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera