Fun & Video

U maskua si kryeministri Rama: Dhjetëra persona më kërkuan foto

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 13 January 2020

Klinton Zeqiraj është një prej gazetarëve më pa komplekse në Shqipëri, i cili nuk heziton të eksperimentojë.

Së fundmi, ai është maskuar si kryeministri Edi Rama dhe ka dalë në terren për të parë reagimet e njerëzve. Nuk i mungoi aspak vëmendja pasi shumë persona iu afruan dhe i kërkuan fotografi.

Në imazhin e tij duket qartë se Klintoni ka bërë mjekrën e flokët të bardha si kryeministri, duke mos lënë pas veshjen tipike të Ramës.

-Advertisement-

Gazetari zbuloi për “Panoramën” se si u ndje nga reagimet e marra në terren nga qytetarët e shumtë, duke thënë:

“Unë u ndjeva shumë mirë nën lëkurën e një Kryeministri atipik si Edi Rama. Tek e fundit, fakti që Rama është personazh i pazakontë të bën ta imitosh. Sa për reagimin e njerëzve, ishte ai që keni parë në televizor. Jemi përpjekur t’i sjellim reagimet siç ndodhën në terren, me ndonjë shkurtim, kur kishte ndonjë tejkalim etike. Shumë qytetarë u dëfryen me versionin e ri të Edi Ramës. Madje, dhjetëra persona kanë kërkuar të bëjnë foto me mua atë ditë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera