Sport

U kap i dehur në timon, trajneri mendon ta pezullojë mesfushorin brazilian

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 13 January 2023

E enjtja rezultoi një mbrëmje e vështirë për Joelinton, mesfushorin me tipare sulmuese të Newcastle. 26-vjeçari u ndalua në autostradë nga policia, ndërsa pas testimit u zbulua se lojtari ishte duke ngarë makinën nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë që e gjithë situata u bë publike, në këtë mes nuk mund të qëndronte pa reaguar edhe klubi i Newcastle. Pronarët arabë të klubit ia kanë lënë dorë vendimin mbi lojtarin trajnerit Eddie Howe. Ky i fundit theksoi se do të reflektoi mbi situatën e Joelinton dhe se do ta diskutojë edhe me vetë futbollistin.

“Më duhet të reflektoj dhe të analizoj situatën dhe më pas të marrë një vendim. Jam duke u konsultuar edhe me Joelinton, nuk jam 100% i sigurt. Marrëdhënia me Joelinton është shumë e mirë, tani më duhet të mendoj edhe për ndeshjen e radhës. Është detyra ime që në fushë të zbresë skuadra më e mirë”, u shpreh Howe.

-Advertisement-

Ndeshja e radhës për Newcastle është ajo e së dielës në shtëpi ndaj Fulham, teksa “Magpies” janë aktualisht në vend të tretë me 35 pikë duke rezultuar si një nga surprizat më të bukura të sezonit në Premier League.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera